Rama ironizon kandidatët e opozitës për Kavajën: Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos

16 Mars 2025, 20:51Politika TEMA
Rama ironizon kandidatët e opozitës për Kavajën: Bufi

Teksa zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë gjithnjë e më shumë, beteja e elektorale mes partive sa vjen e “përshkallëzohet”.

Këtë herë kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se sot një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, shkruan ama për kandodatët e PS për Kavajën.

Aleanca për Kënetën Madhështore, siç ai cilëson koalicionin e PD, i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës.

“Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.

Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti.

Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.

6 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Rama o trap kur do gjykohet gerdeci dhe 21 janari, lere bufin mos na bej humor

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik lanet se na e shpife

      Ik mor legen ke 27 vite pa nderprerje ne pushtet or ordiner.Nuk ke fjale dhe ide me por ngele bufi bufi,na e ke çare kryeministrin bashke me zarbot dhe patronazhistet qe te rrethojne

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hypsi

        Pasi te shkerdhejme dhe njeher gruan ty pastaj shoohim e bejme.o shpellar troruaresh

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi

        ...dhe Kavaja do te te jape Noc Rrokun..

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama hajduti

          Uuuu ronizon jevgu Rsma hajduti , nje gsgac i peshtire qe ka20 vjet qe vetem vjedh e vjedh , pa mbarim dhr i ia karandisur Shqiptaret me rogat e pensioney me te uleta ne Europe . Ky esht nje trup i vertete ne cdo aspekt . Shume turp qe PS lejon ne krye kete mut muti , kete felliqsire hajdute qe po e mbush Shqiperine me afgane, iraniane, afrikane dhe nderkaq shqiptaret i detyron te ikin nga Shqiperia

          Përgjigjjuni
          1. k
            kavaja

            Po ku e gjete ate depueteten e kavajes mo... i bera like Rames tha dhe u futa ne listen e mbyllur.. ajo vetem per gojore eshte se tjerat vari lesht...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje