Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i partisë, ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.
Rama nuk kurseu akuzat ndaj Bashës.
“Nga ana tjetër, vota e 11 Majit, është vota për pasaportën. Ca thonë se nuk na anëtarëve në BE, po na premton pasaportën. Pasaportën europiane e merr kur hyn në BE. Vetëm Luli ua sjell ndryshe. Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku, ia ka vënë emërimin ‘koalicioni euroatlantik’ dhe premton heqjen e vizave me SHBA-në. Vetëm Luli mund t’i bëjë këto“, tha ai.
Rama vijoi më tej me premtimin për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, duke kërkuar kështu votën për një tjetër mandat qeverisës.
Ky piktor i rendomte, eshte shndrruar, ne nje klloun vulgar, ku jep cdo dite cfaqje, me nje humor banal, kodra mbas bregut, duke fyer moshen e trete, apo kafshet e gjora. Dhe mbas kesaj lind pyetja: Per cfare pune paguhet, kjo qenie, qe cfaq nje edukate dhe kulture, kaq te rendomte?
Zjarrr..zjarrrr.... luloo ket radhe me ke pelqyer.. ma ke bere zemren mal... por s'te votojeeee.
hahahaha... 'Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku'.