Berisha dorëzohet te drejtësia, Artur Zheji: Ditë e rëndësishme, sot kemi një shtet që nuk i nënshtrohet kultit të individit

21 Dhjetor 2023, 21:00Politika TEMA
Berisha dorëzohet te drejtësia, Artur Zheji: Ditë e

Kuvendi votoi këtë të enjte heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke e dorëzuar atë në duar të drejtësisë. Analisti Artur Zheji, tha se kjo është një ditë historike, sepse kjo tregon se sot kemi një shtet, i cili nuk i nënshtrohet kultit dhe forcës së individit.

“Është e rëndësishme, sepse mendoj që më në fund kemi shpresa të kemi një shtet, i cili nuk do jetë një shtet i nënshtruar nën kultin, protagonizmin apo forcën e individit apo klanit të tij”, tha ai.

Ai analizoi deklaratën e kreu të PL-së, ilir Meta, i cili doli sot para mediave duke komentuar zhvillimet e politikës dhe goditjen e aleatit të tij, Sali Berishën. Sipas Zhejit, Meta në fjalën e tij tregoi se nuk i mbështet thirrjet e Berishës për “revolucionin e pretenduar”.

“Dikur ishte një shprehje, që stigmatizonte Metën: Ilir Meta i di vetë punët e veta”, thuhej me dashamirësi. E ndoqa konferencën e shtypit, ishte e ftohtë, e akullt, shumë cerebrale dhe e saktë. 

Duket në mënyrë elegante ose diplomatike që Meta nuk është dakord me vijën mbrojtëse të doktorit me thirrjet për revolucion apo me të gjitha këto. 

Ishte e paangazhuar, një deklaratë prej diplomati dhe jo të një politikani, i cili vë pasionin në të njëjtin nivel me objektivat e tij politike”, theksoi ai.

2 Komente

  1. Roberto

    Po Zhej po. Vazhdo thurri lavde Agush Carit. Nga politikan na e bere diplomat. Ne fakt ka qene Minister i Jashtem por ka qene tutkall per ato pune. Keshtu eshte kur merr mesime diplomacia nga brryli Agim Nesho qe dreqi e di se kush e beri ate "diplomat". Nje koqe kandari qe nuk e ka shokun. Hajd se te tullum e kane edhe keta.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      12.12. 1990-12.12.2023= me ne fund populli shqiptar kaloi ne epoken e realizimit te shtetit demokratik, pas nje periudhe te veshtire postdiktatoriale, e perfaqesuar nga ish-sekretari i PPSH te Spitalit Psikiatrik Sali Vukmanovich Berisha, bir dhe dhenderr i Serbise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje