Pse Berisha riktheu sot 9 shtatorin e 2021-shit?

21 Dhjetor 2023, 18:37Politika TEMA
Pse Berisha riktheu sot 9 shtatorin e 2021-shit?

Nga Ylli Pata

Pas votimit në Kuvend të lejes për SPAK që të procedojnë me arrest, e pas një proteste të dobët përpara Parlamentit, deklarata e Sali Berishës në selinë e SHQUP, ka qenë mjaft e rëndësishme.

Sali Berisha deklaroi se sot u përfundua ajo që u nis më 9 shtator të para dy viteve, pra në vitin 2021.

Event që përputhet me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, prej kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Pavarësisht moshës, derteve e streseve prej telasheve të shumta, doktori politikisht është më i qarti prej të gjithë mbështetësve apo zyrtarëve që e pasojnë.

Dhe kjo deklaratë është bërë në një moment, kur ai ka nisur një trajektore moskthimi. Një betejë totalisht gjyqësore, në kuadër të dosjes së klubit Partizani aktualisht, por edhe me dosjet e ardhshme që pritet të shqyrtohen nga SPAK.

Berisha, sipas të gjitha gjasave ka parashikuar plane dhe skenaret e duhura për tu përballur me një kalvar të gjatë, të komplikuar e natyrisht voluminoz që është ai i drejtësisë.

Por politikisht, sot Sali Berisha e pranoi se plani i tij që lançoi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka dështuar plotësisht.

I duhet edhe politikisht doktori të lundrojë në ujra të tjera, që sipas gjasave do të tentojë në javët e muajn që vijnë.

E gjasat janë që të kemi një skenar tejekëput të ndryshëm si ai që kreu pas 9 shtatorit 2021 për të parrë Partinë Demokratike.

Me deklaratën e sotme, që u duk një qëndrim krejtësisht i kthellët dhe esëll i Sali Berishës, ai thuajse ka shpallur nxjerrjen të pavlevshëm e të panevojshëm grupin e deputetëve që ju bashkëngjitën atij që prej largimit nga Partia Demokratike zyrtare.

Nga sot, Sali Berishës nuk i duhet më as Gaz Bardhi, e as deputetët e tjerë që luajnë me dy porta dhe thonë hapur se nuk janë as me Sali Berishën e as me Lulzim Bashën. Sali Berishës i duhen deputetë, por edhe njerëz të tjerë që të thonë hapur, me zë të lartë, e madje të bëjnë betim solemn se janë sot e përjetë me doktorin.

Parlamenti nuk i duhet më Berishës, sado që të vijojnë për inverci aksionet guerrile të deputetëve që kanë tentuar të tregohen skifterë në sy të doktorit. 

Ata nuk arritën dot të bllokonin aksionin e ndezjes së dritës jeshile për arrestimin e tij. Përmendja e 9 shtatorit nga Sali Berisha sot nuk ishte i rastësishëm, por në mënyrë të qartë ai i kujtoi Gaz Bardhit, Ervin Saljanjit, Sulës, Korreshit e të tjerëve se kur Lulzim Basha e përashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, ata nuk bënë as gëk e as mëk. 

E këtu Sali Berisha ka plotësisht të drejtë. Bardhi e deputetët thjesht kanë tentuar që të përdorin doktorin si një “trap” për të kaluar lumin e vullshëm të opozitës. Por sot Sali Berisha i hodhi nga trapi dhe u tha që nuk ka më vend për ta.

Tani sipas të gjitha gjasave do të nisë një linjë politikë e vështirë, radikale, ku me dështimin spektakolar të numrave në rrugë, do të kërkohen rrugë të tjera. Të cilat do të jenë më të egra, e më të fuqishme. Sali Berishës sot i duan mbështetës të betuar, që nuk ndezin vetëm flakadanë, por shkojnë në rrugë edhe më të rrezikshme…

10 Komente

  1. E
    Ed

    SALI MUTI KORI CFARE MBOLLI O MUT PATA KRIMINELE DHE HAJDUTE MBANTE PAS. CFARE PRET PREJ TYRE. KAQ DUHET TE KISHE THENE O COPE MUTI

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali MALOKU

      Nuk ka çfarë të bëj më,sepse ai tashmë është kartë e djegur.Kur të qi kadiu nuk ka kush ta bën gjyqin thotë një fjalë e urtë popullore.Kadiu është Amerika demokratike.Këtë salehu e di mjaft mirë por nuk ja mbanë bytha të shprehet.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmira

        Gabon, Pata, askush nuk do te sakrifikoje jeten e vet per kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha, pasi kane perfituar therrime nga torta qe ky perbindesh e ka ngrene me familjen e vet.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DMK

          Shyqyr z.Pata që po filloni "punen" ne sherbim të qeverisë meqë Saliu iku s'ka më asnje peshë politike edhe pse që nga shtatori 2021 s'ka pasur asnjë dhe nuk ka pushtet që nga 2013 plot 10 vite ju merreni me Saliun 24/7 Tani keni mbetur pa pune ju dhe disa kolegë tuaj Se per ju çdo gjë lidhet me Saliun

          Përgjigjjuni
          1. r
            rrofte PATA dhe VAMPIRI

            o zot fale PATEN . oj PATE cish thue bre ? VAMPIRIN e urren populli oj PATE.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Saliu tashme konsiderohet i vdekur po i pa kallur,per Shqiperine u mbyll perfundimisht kapitulli i tranzicionit. Izolimi i kriminelit Sali do te thot nje kapitulli te ri per Shqiperine dhe shqiptaret. Rrofte USA,urime Shqiperia.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albania

                Kush o ky Papa e njeh njeri , Ky gjithmonë në shkrimet qe bën mundohet që ti japi energji Kriminelit Berisha qe ta radikalizojë më egër lëvizjet e tij me Ato pak ndjekës kriminela qe ka nga pas , për të destabilzuar vendin.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lennard

                  Sali Kerma Loqe Miu Rri mrena e mos ha Mut Erdhi Ora te Lash Gjynahet me rradhe te Gjithe kane me ta Fut

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dde

                    Bastardi ka vdek...nuk do qe ta kuptoje...prandaj leshon bucen e vet ...te beje si i ati...te mos preken miliardat...

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      I nderuar Ylli nje korrigjim ! Kur thua se tani e tutje Saliu do te ndermarre goditje me te egra e te rrezikshme, e ke gabim . Atij tani paniku vertete po ja verbon me shum se ja kishte verbuar arsyen, por nje rrezik i tille tani e tutje nuk rezulton. Qe te realizonje ato qe Saliu deshiron do ti duheshin asqere, te pakten ata treqind te Mamurrasit. Por ti harron, se edhe keta te fundit duke mos patur moral e ideal, por thjeshte interesa, nuk e kane per gje qe tani qe kalit i rane thonjte, te shkojne e ti heqin patkonjte. Ata jane me pragmatiste se vete Saliu. Kot nuk thone qe ciraku behet me i mire se ustai !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje