Mungesa në votimin për imunitetin e Berishës, Kulluri: Do ketë debate në Kryesinë e PD

21 Dhjetor 2023, 15:59Politika TEMA
Mungesa në votimin për imunitetin e Berishës, Kulluri: Do

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, do të ketë debate në Kryesi.

Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se edhe ai vetë do të japë një mendim në Kryesi lidhur me këtë çështje.

“Beteja e 18 dhjetorit nuk ka qenë beteja ime, por beteja e PD zyrtare dhe e grupit të ‘Rithemelimit’. Përgjegjësinë për këtë e ka grupi Parlamentar dhe deputetët. Mendimin do e them në Kryesi. Do të diskutojmë përsëri në Kryesi për këtë çështje.

Do ketë edhe një debat brenda Kryesisë, nëse ka qenë vendimi i duhur apo jo. Do të ketë edhe një debat brenda Kryesisë nëse ka qenë vendimi i dukur apo jo. Kjo çështje do të jetë një çështje në vijim, por duhet të themi që qëllimi i Alibeajt është i qartë, ka bërë edhe relacion.

Të enjten nuk erdhi ta votonte. Pra nuk ka qartësi. Rëndësi ka kjo organizatë do të vazhdojë dhe a do të rritet apo jo? Unë kam vënë në dispozicion të kësaj partie integritetin tim, tezat politike që kam luftuar dhe po luftoj deri në fund”, tha Kulluri.

6 Komente

  1. F
    F-22 Raptor

    Si mund te kesh besim tek ju?! Ju genjen mendja nese mendoni se jeni te afte t'i beni llogarite mire! Mbeteni nje grup frikacakesh, te tredhurish e mashtruesish pa asnje te ardhme politike. Prisni avokat Ngjelen t'ju jap pushtetin!

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Langaraqer .Ju ka kallur daten krimineli Sali .Shqiptaret e dine seju jeni ushtaret e Saliut ge do vdisni me ikonen e tij .Basha ( djali i familjes Berisha)te marri valixhet e tja mbathi. Shume shpejte do te dali opozita reale qe do tja vere kembet ne nje kepuce dhe Rames (lojtari i fshehte i berishizmit ).

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Kulluri, sot u zbulua dyfytyresia e Bashes.Njeriu ka nje By.... dhe nuk mund te ulet ne dy karike.Ata sot. do shaheshin,do fyheshin, do intimidoheshin nga foltoristet po duhet te qendronin.Betejat duan trima.Une shpresoja te Basha se mund te kish nxjere mesime,po u tregua nje skuth dhe asgje tjeter.Betejen me Berishen e paska pas per te hedhur hi syve amerikaneve.Sot ishte beteja dhe keta u fshehen.Turp,turp

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Qërohuni qelbësira.Gjithë dolët dhe na deklaruar se ne do jemi në sallë dhe do e votojmë dhe sot nuk shkoi aksush sepse jeni pordhacë.Do debatoni në kryesi!Ku keni kryesi u more?JU jeni të gjithë si Saliu që kini vjedhur ndoshta më shumë se ai...Si nuk doli një njeri i saktë nga kjo parti nuk e di.Saliu që hskon sot në burg shkon ngaqë ju e lejuat sepse shkonit mbrapa si dele.Vinte në parlament Saliu theshte nja dy fjalë duke sharë të majtët dhe largohej me dhjetë makina ...dhe sot keni frikë nga Amerika jo nga Saliu..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petro

            Sot u pa qarte kush bashkepunon me njeri tjeterin Rama me Lulin apo Luli me Saliun.Kryesia e pd po do te ngrihet partia ta veri me shpatulla per muri lulezim bashen dhe ta perjashtoje si kryetar se ja dha doren Po ai eshte bukeshkal nuk e meriton ate detyre.Ketej nga anet tona i thone O BALO TE HENGERT TENJA TE KEQEN E KE BRENDA.Largoni lulin qe te ngrihet PD-ja ose mbaheni qe te shuhet emri fare.luli ka mar urdher nga saliu te zhduki pd dhe po e zbaton sic e ka nisur po se beri do ja tregoj saliu ne SPAK te gjitha nje e nga nje ato qe kane bere bashke.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baba salih

              Degjoni llyllken se do ndigjoni mbrekullina

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje