Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Berishës: E pret burgu ose arresti i shtëpisë!

21 Dhjetor 2023, 12:57Politika TEMA
Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Berishës: E

Heqja e imunitetit të deputetit Sali Berisha nuk është një lajm që ka bërë jehonë vetëm në vend, por edhe përtej kufirit.

Mediat greke shkruajnë që kjo është një ditë historike që sh-kryeministrit i hiqet mandate dhe i hapet rruga arrestimit dhe ndjekjes së Berishës për korrupsion.

“Ky vendim u shoqërua me protesta të forta të deputetëve të opozitës të cilët përmbysën karriget, ndezën bomba tymuese në sallë dhe brohoritën parulla!

Vetë Berisha e quajti vendimin një shkelje kriminale dhe të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij në demonstrata të vazhdueshme të mosbindjes ndaj shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë Rama”, shkruan “Protothema.gr”.

''Washington Post'' shkruan se deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e gardës, teksa Berisha nuk pranoi të merrte fjalën në parlament.

“Partia Socialiste në pushtet mban 74 nga 140 vendet në legjislaturën kombëtare të Shqipërisë dhe 75 ligjvënës ranë dakord të plotësojnë një kërkesë nga prokurorët për t’i hequr Berishës imunitetin e tij parlamentar.

Votimi i së enjtes u hap rrugë prokurorëve të kërkojnë lejen e gjykatës për ta vënë Berishën në arrest në burg ose arrest shtëpie”, shkruan media e njohur.

Ndërkohë, Associated Press shkruan se me mungesën e opozitës në Parlament, nuk pati asnjë votë kundër heqjes së imunitetit të Berishës.

Ndërsa, newsbeast.gr shkruan se Berisha tani përballet me dy mundësi: t’i caktohet masa e paraburgimit ose të vendoset në arrest shtëpie.

Ndër të tjera, mediat fqinje vënë në dukje gjithashtu faktin që Berisha është shpallur “non-grata” nga SHBA .

“Si i dyshuar për korrupsion, Berisha është klasifikuar si i padëshirueshëm si në SHBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe”, shkruajnë mediat greke.

 

5 Komente

  1. S
    Shko pirdhu..

    Bastard serb kriminel vodhi dhe pasuroj femijet e vet...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Harrove fshehjen e krimeve te komunisteve, trafikun e karburantit per te ndihmuar serbine kunder interesave kombetare, sabotimin aktiv te levizjes kombetare ne Kosove, vrasjet, emigrimin massiv, 1997-en, shkaterrimin e se ardhmes se disa brezave dhe te tjera qe do te duheshin shume faqe per t'i shkruar.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Lista e krimeve te Berishes eshte aq e gjate sa do duhen dosje te panumerta per ti renditur te gjitha. Uroj qe te shkoje ne burg sa me pare ku duhet ti kaloje ditet qe i kane mbetur nen shoqerine e te birit, dhenderrit dhe mikut te tij Like Floririt. Pas kesaj SPAK ka per detyre qe te filloje hetimet per bashkepuntoret e tij me te afert si Xhozi, Mediu, Paloqja, Noka dhe te tjere zagare te tij, qe i zbriti nga shpellat dhe ju dha karrike qeveritare dhe ku vodhen sa kishin mundesi.

        Përgjigjjuni
    2. A
      Asnje media nuk ka folur

      Mediat e huaja cila media ? pasi asnje kanal tv française asnje gjerman asnje belge asnje espagnol haaaa harrova media Greke dakord ..

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qerimi

        Grekerve ju iku bashkepunetori me i devotshem......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje