Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës

21 Dhjetor 2023, 12:48Politika TEMA

Kuvendi  i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit

Kuvendi  i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. 

Letra, që mban firmën e kryetares Lindita Nikolla, i është dërguar Prokurorisë së Posaçme, pas votimit paraditen e së enjtes me 75 vota pro për t’i hequr imunitetin e deputetit dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

“Bashkelidhur ju dergojme: Vendim nr. 127/2023 “Per kerkesen e Prokurorise sẽ Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar. Tirane, per dhenien e autorizimit per arrestimin/heajen e lirise sẽ deputetit Sali Berisha, nëpermjet zevendesimit te mases sẽ sigurimit”. 

Gjithashtu, bashkelidhur ju dergojme edhe raportin rekomandues te deputeteve te shumices parlamentare, anëtare te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues te deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,

Duke ju faländeruar per bashkepunimin”- thuhet në njoftim.

Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës.

Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Si PS ashtu edhe PD argumentuan se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike. Në raportin e tij të gjatë Enkelejd Alibeaj ndalet te faktet që SPAK ka paraqitur ndaj Berishës duke përmendur se ish-kryeministri akuzohet se ndryshoi disa ligje për të favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

2 Komente

  1. I
    Indrit

    Do i boj nje Kornize dhe do e var ne mur .

    Përgjigjjuni
    1. $
      $$$

      Mezi pret populli ta shofe me hekura....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje