“Berisha pa imunitet”, Minxhozi: Datë historike. Ka prekur fundin, gabim fatal që u rikthye

21 Dhjetor 2023, 13:06Politika TEMA
“Berisha pa imunitet”, Minxhozi: Datë historike. Ka prekur

Një datë historike e ka cilësuar analisti Skënder Minxhozi, 21 dhjetorin e vitit 2023, ditën kur Kuvendi votoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se kjo shënon një kthesë të madhe në politikën shqiptare, por edhe në shoqëri. Sipas Minxhozit, ish kryeministri Berisha ka prekur fundin dhe shtoi se bërio gabim fatal duke u rikthyer.

Minxhozi nënvizoi se Berisha dështoi dhe nuk realizoi asgjë nga ato që kishte premtuar pas rikthimit të tij.

“Seancat e fundit jemi mësuar të zgjasin disa minuta, nuk ka funksionim normal. Kjo nuk i heq asgjë aspektit historik që ka vota e sotme, shënon një kthesë të madhe jo vetëm në politikën shqiptare, por do ketë efekte dhe valë sizimike në shoqërinë shqiptare.

Ndodhemi në një situatë ku drejtësia e re guxon të godasë figurën më të madhe politike në tranzicionin shqiptar. Një figurë shumë komplekse që e sheh veten në fund të karrierës së tij, i izoluar ndërkombëtarisht, por edhe me probleme me drejtësinë. Një situatë që do të hapte një lojë të madhe me imunitetin e elitës së politikës në Shqipëri, nëse goditet siç u godit Berisha, këtej e tutje janë pa imunitetin historik që drejtësia u kishte dhënë. Sot e gjithë klasa politike shqiptare e sheh veten të zbuluar përballë një hetimi çfarëdo të drejtësisë, jep mundësinë të veprojnë edhe ndaj atyre që kanë qenë të paprekshëm.

Partia Demokratike pësoi një çarje te madhe më 8 janar, ishte një çarje e dhunshme, një spektakël makabër. Asokohe, përplaseshin dy linja të qarta, e Bashës dhe rryma tjetër e cila mbrojti kauzën e vet me dështimet e Lulzim Bashës. Ajo që premtoi Berisha ishte ribashkimi i Partisë Demokratike, se nuk do të përjashtohej më askush, se do të ringrinte frymën opozitare në vend, dështoi në të gjitha këto objektiva. Duke e hequr dosjen penale që ka mbi veten, Berisha ka dështuar politikisht pas 8 janarit. Berisha nuk arriti më shumë se Lulzim Basha. E shohim në faktin që në zgjedhjet e 14 majit, ai mundi të marrë me Ilir Metën, nga 61 bashki, mundën të marrin vetëm 7. Berisha ka një problem të skajshëm politk, bëri gabim fatal që u rikthye.

Sot Partia Demokratike zyrtare nuk u paraqit fare në seancë, grupi që qëndron në mes me Bardhin e të tjerët, u identifikuan me fatin personal të Berishës. Sot, Partia Demokratike, praktikisht ndjek vetëm agjendën e personit Sali Berisha. Berisha ka muaj e muaj që flet për një revolucion, revoltë, banerat në PD i ka ndërruar disa herë, janë thirrje që nuk i drejtohen gazetarëve, por audiencës së madhe shqiptare, kujtonte se do t’i kthehej një mbështetje popullore.

Ai ka kujtuar se e gjithë saga e tij juridike do të prodhonte një rritje të frymës opozitare në Shqipëri, i cili do t’i siguronte paprekshmërisë. Fuqia e Sali Berishës, që në vitet 1991, ka ardhur nga fryma populiste që ai sillte me vete, e reklamonte veten si një politikan dhe kryetar partish mitingjesh të mëdha, ka qenë e vërtetë deri vonë, në 2019 kur dorëzuan mandatet. Tani ndodhi që në sagën e fundit penale të doktorit, po shohim që fryma popullore është e shfryrë.

Arrestimi i Berishës hap rrugën që politika shqiptare të mos gëzojë më imunitetin politik që ka pasur, është zhvillim i madh. Do i bënte politikanët shqiptarë më të përgjegjshëm. Berisha, me rikthimin e tij, bllokoi procesin politik në Shqipëri. Largimi i Berishës nga skena, do të zhbllokojë procesin politik. Sot është një datë historike në Shqipëri, që mund të sjellë hapjen e skenës për figura të reja politike”, theksoi ai.

6 Komente

  1. a
    ardit

    Sado historike ...ka dicka te piste ne "One way gazetari" qe konet si ty bejne...jeni nje grup njerezish qe qelben ne media ne menyre te perditeshme ne media dhe kluftoni me brryla kush "t'ja marre me pare ne goje" Rames...duket sikur jeni ne competition me Linda Ramen.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kështu o posi!

      Ik mor cop m..i e Berishës!

      Përgjigjjuni
      1. !
        !!!

        ardit, e shohe une qe ti do mjeker capin tek syri, po s'kam fuqi te te ndihmoj me se prokuroria dhe gjykatat, me sa shikoj, jane kthyer me shqiptaret; ju nuk jeni shqiptar, jo vetem Saliu se ai ka baba Vuken dhe nen sheqere kurven, por jeni zagare dhe keshtu do ngeli se keshtu jeni ngjizur, bile ma merr mendja qe dhe po late ndonje femije si ju do behet. Jeni peme qe mbeshteteni ne koqet e Berishes, por atij tani ja la te lira Liri dhe i hengri dhelpra?

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Me shume jane gezuar demokratet se u ja car karin 30 vjet skan fuqi te benin nje pordh se te vriste .kishte mbledh rreth vetes ca kriminel po frikacak ama qe i kishte bo me lek dhe te vrisnin kot .

        Përgjigjjuni
        1. T
          TES

          Per mua 21 Dhjetori 2023 do jete dita me e rendesishme edhe se 28nendori. Nag sot,kombi shqiptar do filloje mare fryme lirisht dhe do eci ne rruge te mbare. Gezuar pamvarsine!

          Përgjigjjuni
          1. j
            ju humbte rraca Vampirit dhe Zagareve

            21 Dhjetori Feste Kombetare e Çlirimit nga Vampiri BISHA.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje