Berisha e akuzoi se mori 18 mijë vota me ndihmën e bandave, Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së, panë që...

12 Korrik 2025, 13:10Politika TEMA
Berisha e akuzoi se mori 18 mijë vota me ndihmën e bandave, Sara Mile:

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi përballjen e saj me sulmet gjatë fushatës.

Mile foli për impaktin e përmendjes nga kreu i PD-së Sali Berisha si një prej figurave e cila ka ‘matur’ votat e përfaësuesve të krimit dhe nga ana tjetër dhe sfidat personale gjatë rrugëtimit të saj.

Mile u ndal fillimisht te reagimet që pasuan përmendjen e emrit të saj nga kreu i opozitës, të cilën ajo e cilëson si një moment i cili i pati të dyja anët e medaljes dhe negativen dhe poztiven.

“Unë u shënjestrova që gjatë fushatës, nuk është se ndodhi pas fitores time. Kryetari i opozitës doli dhe artikuloi një gënjeshtër të madhe. Pati një efekt absolutisht te votuesit e vet, ashtu sikurse pati në fakt dhe një efekt te simpatizantët e Partisë Socialiste.” – tha Mile.

Ajo theksoi se sulmi i drejtpërdrejtë ndikoi në mënyrë të menjëhershme edhe në rritjen e profilit të saj publik.

“Unë e kam thënë njëherë këtë dhe dua t’ja ngulis edhe njëherë e mirë skeptikëve, pata një moment kulminant pikërisht atëherë kur zoti Berisha përmendi emrin tim. Pata një reagim të menjëhershëm edhe në rrjetet sociale.

Fill pas konferencës për shtyp pata një ‘boom’ ndjekësish, të cilët ndoshta do t’i kisha më vonë ose nuk do t’i kisha fare nëse nuk do të ishte artikuluar emri i tij prej meje. Një pjesë të mirë të reklamës ma ka bërë.”- vijoi Mile.

E pyetur për mënyrën se si e konceptoi dhe zhvilloi fushatën e saj, Mile tha se e zhvilloi fushatën e saj ndryshe nga kolegët e tjerë duke punuar horizontalisht, siç shprehet ajo në të gjithë qarkun.

“Ishte si një ortek, të cilin unë e ndjeva në fakt edhe gjatë fushatës. Guxova të bëja një fushatë ndryshe, kjo edhe për shkak të mundësisë që drejtuesi politik më dha, duke mos pasur një zonë të caktuar në qark. Pra, nuk më vendosi që të kisha një zonë të caktuar, por unë punova në të gjithë qarkun.”-tha Mile.

Nga ana tjetër ajo foli dhe për mbështetësit të cilët ju bashkuan rrugës së fushatës së saj duke thënë se kishte dhe shumë nga PD.

''Iu bashkuan fushatës time sepse ndoshta gjetën te unë një njëri të vërtet. Një njëri të ri i cili ka një pasion të veçant për politikën.

Nuk pashë majtas apo djathtas. Unë trokita kudo. Madje trokita në çdo derë pa e ditur fare se cilat bindje kishin. Në fillim pata habi, po pastaj nuk ishte dhe aq habi që pata dhe simpatizant të PD-së'', shtoi Mile.

Nga ana tjetër Mile theksoi se ‘goditjet’ që mori nga kundërshtarët e saj politikë ishin të tepruara dhe shpesh të pamerituara.

“Ky atakim pa më njohur më parë ka qenë i tepërt, të paktën në mendimin tim ka qenë i tepërt, por deri diku i kuptueshëm”, - tha ajo.

Mile pranoi se ka pasur momente të vështira dhe se është ndjerë e lënduar.

“Pa diskutim që jam lënduar, po do isha gënjeshtare të thoja jo. Edhe kam pasur dhe momente ku kam thënë, çfarë dua unë këtu dhe si do dal nga gjithë kjo? Edhe siç e thashë, jam e re, jam 29 vjeç.

Nuk e kisha menduar as në ëndrrën time, as fitoren dhe as atakimin e madh negativ. Përpiqem dhe mundohem të mos e jap veten. Jam mërzitur shumë për familjarët e mi.”- përfundoi Mile.

15 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    TURP I madhë që ne vende që te promovohen të rinjte ne politike pamë ne fushatë që u perdoren fjalet nga më të ultat për të rinjte. Dhe nga kush, ai që po vdesë ne karriken e deputetit,po pshurre mbi të nga mosha. Dhe më keqë e quan të pa afte, se ku e kishte aftesine Paloka kur hyri ne kuvend,dhe një takem si ai,po e shohim se ku e çuan PDnë. Të rinjte duhen mbeshtetur kujdo krahu politik janë, po një takem duan të shkojne ne varr me gjithe karrike.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeri

      Sara po ti u bere dhe ylli i burgut, ashtu si u be Ermonela Felaj yll i paraburgumit me 4 prokurore ne familje. Ti i tregove Rames sesa force ka akoma Suel Cela ne Elbasan dhe Rama si inatci i vjeter qe eshte nuk do te ta fale. Giditjen do e marresh nga Rama!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kaq gomer te jene keta berishistet

        Qashtu sali qashtu o ZERI komunist

        Përgjigjjuni
      2. F
        Falcon

        Urime për fitoren, por nuk e kuptoj pse kjo prirje kaq e madhe nga politikanë, gazetar etj. për të përdorur fjalën e huaj ‘atakim’ (Attack: sulm/sulmoj)kur ekziston për bukuri fjala shqipe ‘sulm’

        Përgjigjjuni
        1. F
          Falcon

          Urime për fitoren, por nuk e kuptoj pse kjo prirje kaq e madhe nga politikanë, gazetar etj. për të përdorur fjalën e huaj ‘atakim’ (Attack: sulm/sulmoj)kur ekziston për bukuri fjala shqipe ‘sulm’

          Përgjigjjuni
          1. F
            Falcon

            Urime për fitoren, por nuk e kuptoj pse kjo prirje kaq e madhe nga politikanë, gazetar etj. për të përdorur fjalën e huaj ‘atakim’ (Attack: sulm/sulmoj)kur ekziston për bukuri fjala shqipe ‘sulm’

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuku

              Sara Mile te ndoqa rrastesisht te emisioni I Roland Qafokut .......Te them te drejten deri para se te te ndiqja te emisioni I Qafokut isha dyshues por ti ishe vertet nje vajze ekselente dhe e them me siguri qe I ke merituar votat ...........po te te kisha kete njohje e sigurt qe do votoja dhe une (pasi nuk votova per arsye shendetesore).........100% do ta jepja voten me kenaqesi ..........gjithsesi suksese dhe te te pergojoje Saliu.Muli apo Paloqja eshte medalje Ari.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

                Sara je dora jone... ! Moj Sara se kam harru me te dhene nje porosi kur ta shohish veten ngushte moj goce fshihu mbas Gaxhiuit ...!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

                  Sara je dora jone... ! Moj Sara se kam harru me te dhene nje porosi kur ta shohish veten ngushte moj goce fshihu mbas Gaxhiuit ...!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

                    Sara je dora jone... ! Moj Sara se kam harru me te dhene nje porosi kur ta shohish veten ngushte moj goce fshihu mbas Gaxhiuit ...!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

                      Sara je dora jone... ! Moj Sara se kam harru me te dhene nje porosi kur ta shohish veten ngushte moj goce fshihu mbas Gaxhiuit ...!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teo

                        Vota te eksagjeruara. Jemi mesuar me kete skeme. Nuk besoj se i ka reale. Teorikisht dhe praktikisht nje njeri i panjohur nuk mund te mare kaq vota ne Shqiperi.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zot na fal cfare ke krijuar !

                          Teooooooooo gjynah. Te fala Vampirit !

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bufiiiiiiiii

                          O Buf kenete 6000 mije vota i mori nga PD ju bashkua sekretare e te rinje e demokrat.... Mos ha mute kot......

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bimi

                            kjo qeka per thertore o vllaj

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje