“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

12 Korrik 2025, 12:45Politika TEMA
“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin:

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga Adriatik Lapaj në Tiranë.

Shabani tha në Euronews Albania se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, i cili është edhe i afërmi i tij, ka qenë i qefmbetur me Adriatik Lapajn dhe kërkoi nga KQZ njohjen me nënshkrimin e firmosur për dhënien e dorëheqjes për kandidatët e listës së mbyllur.

Sipas Shabanit, kandidati në fjalë, Zeqir Kordhoni, është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurrje, por “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për kuotën gjinore.

“Në marrëveshje ne kemi rënë dakord më 1 mars, sidomos dhe në Tiranë, që listën e mbyllur ta garantojnë të dyja palët. Pra, secili të çojë listat e veta për ata që janë kandidatë fiktivë. Ne kemi kërkuar që i dyti, i pesti dhe i 12-ti të jenë nga Nisma Thurrje. Aty ka pasur një teknikalitet, listat janë dorëzuar të mërkurën. Ne si Nismë kemi pasur 40 kandidatë, ia kemi nisur emrat “Shqipëria Bëhet” pasi duhet t’i firmosnin, sepse ata kishin të drejtën të dorëzonin listat si partia kryesuese e koalicionit.

Zeqiri është aktivist i Nismës, ka organizuar takime në këto zgjedhje, ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka qenë aktivist. Ka dashur të dalë në listë të hapur të garojë. Se si përfundoi në listë të mbyllur i kërkova stafit tim një dosje të aplikimit të Zeqirit dhe kush ka qenë rrjedha.

Ne nuk e kemi çuar në listë të mbyllur, e kemi çuar në listë të hapur. Ngaqë kishte shumë gra në listë të mbyllur, stafi i “Shqipëria Bëhet” e ka hequr Zeqirin dhe e ka vendosur në listë të mbyllur. Por nuk e kemi çuar ne në listë të mbyllur. Stafit të “Shqipëria Bëhet” i është dashur një burrë dhe e kanë vendosur në listë të mbyllur.”- tha Shabani.

Shabani tha se tensionet brenda koalicionit u krijuan pas deklaratës së Adriatik Lapajt se do të lërë mandatin nëse koalicioni në zgjedhje siguron vetëm një vend në parlament.

Ai thekson se Zeqir Kordhoni, pasi u mërzit me Lapajn mbi mosmbajtjen e fjalës, ndërmori kërkesën në KQZ.

Megjithatë Shabani shton se qëndrimi i Nismës Thurrje është që të njihen sa më shpejt nga KQZ dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur që është Adriatik Lapaj.

“Adriatiku ka thënë se nëse do të marrë një mandat koalicioni, atëherë mandatin do ta marrë jo ai, por më i votuari pas tij. Kjo ka krijuar tension mes aktivistëve. Kuptoj dhe nga “Shqipëria Bëhet” ka krijuar tension.

Te Nisma Thurrje është krijuar një tension sepse është dukur që ne po e mbajmë fjalën për dorëheqjet, por ky po tërhiqet nga deklarata e vetë. Kjo ka krijuar këtë tension me Zeqirin. Zeqiri nuk ka pretendime, e para është në fund të listës.

Mandatin sot e ka Ana Dajko e listës së mbyllur nga “Shqipëria Bëhet”. Kandidatët kanë konfirmuar dorëheqjen. Unë dje i kam kërkuar KQZ që të njohë dorëheqjet dhe të mos e vonojë procesin. KQZ të kalojë te lista e hapur dhe t’ia japë mandatin Adriatik Lapajt. Ky është qëndrimi ynë.

Unë fola në telefon me Zeqirin dhe më tha: Unë jam burrë dhe jo politikan. La të kuptoj që ju politikanët thoni dhe i ndryshoni gjërat, burrat kur e japin fjalën, e mbajnë,” tha ai.

 

16 Komente

  1. P
    Poseidon

    DHE SNA THE SE SA I DHA LLAPA DAJ ZEQIRIT DHE TY QE E DRODHE BRENDA NATES,??.?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Endri PILIVESA

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Me mire Berisha e Rama se ju. Si grate e keqia.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Je nje palo klon i Saliut o Shabani

        O Shabani, ti nuk je burre, mbase je grua, por tamam tamam je nje femije i rritur keq ne demokracine e Sali komunistit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Sa vite ishte Saliu?

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shaban shaban

        Ehh mor shaban … shaban… t’tana I din e t’tana I ban…. Shaban .. shaban.. qe po permus dynjan.. Opozita e re…. E ardhmja jone me Llapin dhe shaban shaban..!!

        Përgjigjjuni
        1. b
          bilua

          SH e madhe e shtypit ,sh e vogel e shtypit;Shabani sharron me sharre.Sharra ben she she she.Ku ka shkue shqypnia sot.Nuk la plena pa po politikane dhe dhjeputet qe hane ne kurriz te ketij populli idiot,sepse te mençurit iken jasht dhe trimat i vrau Saliu.

          Përgjigjjuni
        2. t
          taku

          Po ju dukeni nga emri I koalicionit « nisma SHQIPERIA DHITET».............harram ju qofte nese nje nga dymbedhjete kandidatet e listes se mbyllur te ketij mender koalicioni nuk e mer mandatin e ketyre dy spurdhjakeve si Lapa(j)ngjozi dhe Shaboni

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            Po Adriatik Lapaj po nuk e mbajti llafin sot qe ishte fillimi, duke mos e marre mandatin, merre me mend neser dhe per te tjerat sa do e mbaje llafin ai karagjoz i vlonjateve apo sarndjoteve , nga eshte! Njerez pa bythe fare e duan te bejne politike sikur partia eshte prone e tyre. E parceluan vendin. Ai personi ne liste nuk duhet ta leshoje mandatin sepse ligjerisht i perket atij, po eshte burre si thote. Po eshte grua si Albana Vokshi, le ta leshoje rrugeve Edhe Shabani po i pertyp llafet si njeri qe flet belber!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bari Falliu

              Sa shume i ke sperdredhur fjalet, o Shaban. Thone qe ke mbaruar dhe Oksfordin. Gjynah. Kur e filluat kaq keq me Llapajn qe ne fillimet e karrieres suaj politike, me mire lereni fare kete pune, se nuk ju beson me njeri. Jeni thjesht aguridhe dhe vanitoze, qe coc ju duket vetja.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXL

                Pra politikanet jane kurva, po i tille eshte edhe Be-qiri me falni Zeqiri qe i hyri politikes si fasade.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I zhgenjyeri

                  Si Saliu dhe Lapaj. Ndryshojne nga mosha por jane te njejte , te dy nuk jane burra por burreca qe nuk mbajne fjalen e dhene para voteseve . Lapaj edhe me I keq, e tregoj vehten shume shpejte kush eshte. Shabani e shikon qe nuk ka elektorate dhe qe tani I serviloset Lapaj, ne vend qe ti kerkoj te mbaj fjalen e dhene para votueseve te koalocionit, por I kerkon Zeqirit te terhiqet . Nga keta do presim te drejtone Shqiperine!!??. Ruajna Zot!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Do benet se s'eshte puneeeee...!!!!

                    KY eshte modeli I epidemise berishiste : te behemi deputet per placke . Apo ju mendoni dhe jeni te bindur se ai birbua me emrin Llapaj Po digjet per te bere Shqiperine ? !

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kopi

                      Burrat nuk jane 160 cm dhe me bythe me te madhe se gjeresia e shpatullave te vogla qe ti ke ore endri picka

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tomi

                        Shabani, cuni I dajes se Kreshnik Spahiut apo jo ?

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Loni

                          Vetem burre ske per tu bere kurre o shabe. Ti je nje majmuñ I vogel qe ìmiton majmunet e medhenj. Shko ndero nr e syzeve se me ato qe ke te duket vetjaSkenderbe kur je verse nje spurdhiak we nuk I hyn ne pune as femijeve te klases dyte filloe. Zhduku llafàzan kalibri qe jà kalove edhe lali fikut.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje