Juristja Brisida Gjikondi hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa tha se ky i fundit e përdor Partinë Demokratike si “çamçakëz” që mund ta përtypë sa herë të dojë.
Në emisionin “3D” në RTSH, Gjikondi u shpreh se Berisha po e përdor partinë për hallet e tij personale. Lidhur me faktin që Gazment Bardhi iu bashkua sot protestës poshtë banesës së Berishë, Gjikondi theksoi se në fakti ai nuk vajti me dëshirë, por “ngeci aty”.
“Nuk e besoj që nën frymën e infektuar të Berishës mund të ketë opozitë të bashkuar Shqipëria, kjo është e sigurt. Edhe krerët e partive të vogla vënë si kusht për bashkimin e tyre mospasjen e Berishës në krye.
Është për të ardhur keq se pikërisht sot, Berisha nga ballkoni i tij na shpalli edhe datën 20 shkurt për protestën e radhës që tregon se Berisha nuk pyet fare për deputetë e struktura dhe vendos ai. Berisha e ka përdorur PD-në si ato çamçakëzët që futen në gojë dhe e ha sa herë të duash.
E bën vetëm për hallin e tij personal. Sa për pjesën e Bardhit, ai sot ngeci te rrugica, nuk vajti me dëshirë, për arsye rrethanore kur doli nga Parlamenti nuk mund të shkëputej nga ajo protestë aty dhe për inerci shkoi.
Bardhin e ka kompleksuar prej disa ditësh Flamur Noka kur ishte në Amerikë, pasi thoshte që të presim Bardhin për të vendosur mbi bashkimin e opozitës. Mbështetësit e Berishës e panë si tradhtar që vajti në gojën e ujkut që i shpalli liderin non grata”, tha Gjikondi.
Vampiri non grata ka punuar 33 vjet per te krijuar rreth vetes kete korace mbrojtese. Jo me kot mbushi Tiranen me shpellare.
Gaz Bardhi e ka me kollaj ti ktheje byt.hen me deshire kujtdo, dje Amerikes, sot Saliut, neser Lul Bashes. Keta i jane sukur karriges kryetarit, nuk pyesin faturen qe paguajne, boll te behen 5 dite si Saliu. Kur kete e synon edhe Mul Noka, lere pastaj ata qe kane 2 pare tru ne koke.