“Berisha ka rrënuar jetën e një brezi”, Çupi: Ja cilat janë dy planet e tij

4 Dhjetor 2024, 11:11Politika TEMA
“Berisha ka rrënuar jetën e një brezi”, Çupi:

Analisti Frrok Çupi, u shpreh se Sali Berisha njihet si ai që shkatërroi një brez dhe që rrezikon të vuajë 4-12 vjet burg me çështjen e Partizanit, por njëkohësisht dhe me disa çështje të tjera që po hetohet.

“Mungon besimi që Sali Berisha është i ndershëm, kishte një shtëpi në Brakë, vishej mirë herë pas here, mbante njerëzit e George Soros. Kishte probleme në parullë si psh të zbatohet kanuni etj. Mashtroi me firmat piramidale që e rrënuan vendin tonë. Në raport me SHBA dhe Perëndimin, u caktua me gisht që është i rrezikshëm. Dhe e fundit nuk ka popullin e vet, nuk e njeh njeri, e njohin si Berisha që shkatërroi një brez.

Të rinjtë e Shqipërisë që kanë tjetër jetë, i përkasin Inteligjencës Artificiale, Tiktokut, pjesa e kultivuar e Shqipërisë kur i afrohen mendimit që Sali Berisha mund të jetë prapë një gjë për të sunduar Shqipërinë, tmerrohen.

Sali Berisha nuk ka kohë fizike, mungon sepse do të paraqitet në gjykatë për Partizanin, por njerëzit thonë që dënimi minimal do të jetë 4 vjet dhe 12 vjet maksimumi. Po hapet 21 Janari ku është i dyshuari kryesor, Gërdeci, vrasjet në Tropojë", – u shpreh ai në ‘Real Story’.

Sipas Çupit, Berisha ka dy plane, atë të kthimit në PD dhe planin për të ardhur në krye të shtetit.

“Ka shumë njerëz që kanë qenë entuziast dhe është kontribut i gjykatës speciale. Njerëzit janë me besim te drejtësia sepse s’kanë kë besojnë tjetër. U rikthye sepse gjykata mori një vendim të diskutueshëm, të korigjueshëm dhe realisht të pavlerë, por njerëz ashtu e analizojnë.

Perceptimi nuk shkon deri në pikën ju bind apo jo gjykatës, ai ishte në arrest. Mbi këtë iluzion Sali Berisha ngre iluzionin tjetër që unë erdha dhe do më keni këtu sa të dua unë. I kërcënoi të gjithë, kërcënoi shtëpinë e vetë, partinë. Në rikthimin e tij ka dy plane:

Plani i kthimit në PD dhe plani tjetër i nënkuptuar për të ardhur në krye të shtetit, në krye të viktimave të tij.

Berisha është problematik në karakter në formim, por ai e tha me fuqi shumë të madhe që ky popull do sundohet sërish nga unë. Problem është se pa asnjë atribut, të drejte ai kërcënon popullin e Shqipërisë se unë do t’ju vijë prapë në krye, frikëson kundërshtarët dhe të tijët të cilët skanë parë ditë të mira me Berishën. Ky është përsëri një iluzion sepse ka ardhur dy herë.

Sa shumë njerëzit mund të bien në iluzionet e tij. Maxhoranca ska pse të ndihet e lumtur kur populli I tij vuan nga një makth që quhet Berishë". 

3 Komente

  1. V
    Vetem Vorri te pret ty mar Qakadh

    E shkatrrove Shqiprin mar Kriminel po ishalla te pasha tu ec kama dorash ishalla ne karroc met ma i Poshter

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muhabet maloqeje

      Berisha dhe pushteti janë si një mashkull budalla, obsesiv, impotent, i paqëndrueshëm, halabak që ka një grua të bukur, të zgjuar dhe të pavarur që ka qijnë të gjithë dhe me Saliun tallin karin. Ky shkon e zihet e rrihet që të vër nderin e vet dhe të saj në vend dhe herë herë përfundon që ta qijnë në bythë dhunshëm. Pastaj kur e sheh që nuk ja del dot si kar derr i shtirur, shkon e prostituon, qihet në bythë me dëshirë dhe fut surratin në mutin e çdo tutori që ja premton pushtetin .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu ne fushate me antiplumbin e ri rus

        O Frok, Saliun do ta dergojme ne Guantanamo. Populli duhet te firmose nje peticion per Trump meqe Spak nuk ka akoma bythe te na heqe qafe ket mut qe na eshtengjitur pas kepuce. Soaku akoma nuk e beson se Saliu do eliminon me cdo mjet vete Spakun. Futeni plehren ne burg, dhe pas tri diteve do jete harruar plehra, therrisni ne prokurori nja pese nga prone-shkaterruesit e Foltores dhe keshtu o Spak do i keni bere sherbim historik atdheut. Dilni po deshet ne pension menjehere me rrogen qe merrni sot oerjete, hallan ta kini lor na e mbaroni ket hall te madh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje