SPAK ka dorëzuar në GJKKO dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani i akuzuar për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë.
Tashmë do të jetë gjyqtarja e përcaktuar me short që do të vendosë mbi procedurat.
Dogjani pretendon se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri.
“Në SPAK ata që janë hajdutë nuk shkojnë. Pra duhet të jesh hajdut që të mos shkosh te SPAK-u. Kjo tregon që nuk jam hajdut, prandaj më çojnë tek SPAK-u.
Por këtu është e qartë që ka një orientim ndaj meje nga qeveria, me synim për të na bërë pis edhe ne që nuk jemi bërë pis asnjëherë. Ka vendim politik, sepse kam guxuar të reagoj për interesin publik dhe një pronë publike.
Përpara pallatit tonë, ish-ndërtuesi në vitin 2006 nëpërmjet një të moshuari e ka paraqitur sikur jeton atje dhe e ka paraqitur se mban veglat atje dhe e ka legalizuar në 2020-ën dhe më pas ia ka kaluar djalit të tij.
Pra, pronën publike, ish-kopështi publik me 250 metra katror tokë, dhe jo vetëm kaq por na ka zënë dhe derën e pallatit”, u shpreh Dogjani për Ora News.
Dogjani akuzohet për fshehjen e 120 mijë eurove
Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, lidhur me deklaratën e pasurisë për një apartament me vlerë 120.000 euro.
Më 24 mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, Asllan Dogjani ka deklaruar se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
SPAK thotë se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë përmes pagesave cash.
Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
Pra, SPAK ka arritur të provojë se Asllan Dogjani nuk e ka përfituar apartamentin në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen kompanisë së ndërtimit “Protial”, por në këmbim të pagesave cash.
Ke të drejt Ti nuk je hajdut Je thjesht llapaqen
Jo thjesht llapaqen, por exhe hajdut edhe qelbesire se eshte kap duke vjedhur e thote, te tjeret kane vjedhur me shume se une.
Me keto nostra e kane mbushur kuvendin Berisha me Ramen, ndaj mblidhni bythen e njere, e shiko I kujt ia jepni voten.
Shumica e këtyre legenave të politikës janë hajdutër e të korruptuar;menjëfjalë janë gjirizet e popullit shqiptar.Këta pisa vëndin e kanë në burg.Ishalla u bie hakut SPAK-u.Kam qef që SPAK-u të hetoj dru me pre mul nokën dhe ta shohim do kakaris më si kaposhi majë plehut,ky malok që hiqet si gangster.
Fillo nga vetja i korruptuar. Trego per 120 mije euro.
Këta si ky më kujtojnë filmin përrallë nga e kaluara, kur kapen dalin e llapin si prifti dhe maliqi dhe ne "fshati" që gajasemi me këta hahahahaha
Asllon xhepisti islamik dhe anti demokrat qe hiqte nga puna oficera qe ishin katolik dhe demokrat tani edhe hajdut thote sjam. Po pse me kto do bish ne pushtet o sali. Kurr vota ime per ty dhe nul moken
Po pse, ti çfarë je?!
Kam baba jote njef aaaaa?
Te fshehesh pronat e blera ne te " zeze" eshte pastrim parash,fshehue e te ardhurave,korrupsion,vjedhje.Pra ato mund te jene Edhe para te vjedhura apo te perfiruara me vepeimtari kriminale.Pra,Sic thote Populli:-" me thelle ,me rude".Po' te ishte nje njeri tjeter,si do ti therrisnje ti?"hajdute",bashkepuntor i capjave",trafikant,Pra nuk do linje asnje gje pa' thene.Pse atehere,per te njejtin veprime me Ty nuk duhet te merret prokuroria?Nese je i paster do te thone" je ne rregull,vazhdo punen".Nese je fajtor,do te thone " bashkohu me Vangjushin,opizitare por vellezer".
Ky nuk eshte hajdut se nuk vodhi shume 120mije vodhi.Ky eshte edhe hajdut eshte bastard.!!
She She ky i Nershmi na ke qa me ner e me than fol ku i gjete lekt o Totkun ju jeni tan per burg se dhe pasunin me ju marr ndryshe nuk zeni men ti punon per Popullin Rrac Muti
Me leh si zagar rrugash je i pari ftyr Muti Shurran Palaqo ti je nje Hajdut Pis
Kush eshte ai qe merr konsulence nga ky idiot.
Ky tipi sec ka nje antilogjike paturpesia e te cilit mua me pelqen. Kushdo qe me akuzon mua eshte i poshter, dhe kjo provon qe une me 120,000 eurot e padeklaruar jam burre i ndershem...
Keta mashtruesit e te korruptuarit e PD jane te lezetshem. Ore leri denglat por se pari ku i gjete 120 mije eurot per blerjen e atij apartamenti dhe se dyti perse genjeve qe ta dhuruan per gjoja asistence juridike e sajove dokumenta te fallsifikuara. Del qe 120 mije euro jane para korrupsioni kur punoje ne polici. Leri denglat qe me kane inat por dorezohu drejtesise. Ndaj jush drejtesia nuk duhet te veproje asnjehere por vetem ndaj kundershtarit pasi keshtu ju ka mesuar udheheqesi juaj komunist Berisha.
Po pse spaku most te ndjek ty apo je hajdut me I ndershm
Në 2006 ke pas punuar në polici boll shpërblime paske mar për pun tmirë