Edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, socialistët do duhet ta shpiknin atë

3 Dhjetor 2024, 18:59Politika TEMA
Edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, socialistët

Fakti që ai vijon të jetë prezent në skenën politike, është kapitali elektoral më i madh për një mazhorancë të korruptuar, me një mori skandalesh nëpër këmbë, me çështje penale të hapura dhe me një konsum të thellë nga vitet e pushtetit të gjatë.

Berisha është garanci se sistemi vijon të jetë i fortë përballë drejtësisë, se oligarkia do vijojë të pasurohet sipas parimit pushtetin llokmën e madhe, ndërsa ‘opozitës’ së Berishës llokmën e vogël - për të mbijetuar dhe për të vijuar ‘luftën’ - se media dhe analistët do zihen me njëri-tjetrin për gjithçka, por do dakortësojnë te paprekshmëria penale e politikanëve të llojit të Berishës, Metës, Veliajt apo Ramës.

Me këtë kapital të madh elektoral që kanë përballë, socialistët ia bëjnë ‘kabull’ edhe batutat e lodhura nga pesha e viteve në shpinën e kërrusur të Doktorit, të cilat shërbejnë vetëm si lugë bosh për të mbushur barkun e zbrazur të militantëve, edhe propozimet e tij për një minutë heshtjeje për profesor Sami Repishtin, sepse ata do ishin të gatshëm edhe për njëqind minuta heshtjeje për të gjithë armiqtë apo ish-armiqtë politikë të tij vetëm me kushtin që Berisha t’i shërbente si ‘armik’ apo si ‘gogol’, me të cilin do të mobilizonin elektoratin e majtë dhe do të mbanin larg nga opozita elektoratin gri apo të pavendosur.

Në këtë kuptim, ata janë gati t’i falin atij gjithçka, përfshi edhe kohë të palimituar në foltoren e Kuvendit, mjafton që ai të jetë aty dhe në zgjedhje Edi Rama të tregojë sërish me gisht: Votoni PD-në, merrni Berishën. Siç bëri në zgjedhjet e fundit dhe rezultati u pa si vajti. (Namir Lapardhaja)

3 Komente

  1. H
    Heretiku

    Ore, a di njeri te me thote, si perfundoi ai "grushti i shtetit" i qeverise kunder opozites ? Apo deshtoi si rezultat i vigjilences revolucionare dhe largpamesise se Saliut ?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      "Grushti i shtetit" or mik perfundoi me nje uturak plus per Saliun. Nuk i paske ndjeke lajmet..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati idealist

        PS e di që shqiptarët e urrejnë sali malokun dhe familjen e tij të korruptuar,prandaj Edi Rama e ka fitoren në xhep.Maloku është bër gogoli i fëmijëve shqiptarë sepse del çdo natë në televizione bisha plakë me dhëmbë të rënë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje