A do të japësh dorëheqjen? Kryebashkiaku i Devollit flet pas daljes nga SPAK

3 Dhjetor 2024, 12:55Politika TEMA
A do të japësh dorëheqjen? Kryebashkiaku i Devollit flet pas

Disa javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të martë sërish në organin e akuzës.

Pas qëndrimit për rreth 2 orë në SPAK, Duro deklaroi në dalje të godinës se ishte thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

A iu komunikua akuza?

Duro: Flas në fund të procesit.

A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Duro: Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

1 Komente

  1. L
    Lili

    Spaku te mbaroje pune me Saliun dhe familjen e tij,me Ilir meten e Moniken,turp te harxhoje kohen per nje benzinaje pa leje ndertimi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje