Shalsi replikoi me Berishën:Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar se koha e Saliut ka përfunduar

3 Dhjetor 2024, 11:59Politika TEMA
Shalsi replikoi me Berishën:Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka replikuar me Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit, pas rikthimit të tij në sallë pas më shumë se 11 muajsh. Ai i ka thënë se koha e tij politike ka përfunduar dhe ai pati shansin me humbjen e 2013 të tërhiqej nga jeta parlamentare.  

"Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që mbas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe natyrisht t'i hapte udhën dikujt prej jush, që në fakt e bëri për Lulin, por ashtu siç e bëri edhe e çbëri. Di fare mirë historinë e Sali Berishës dhe unë e di fort mirë se çfarë mendon për Sali Berishën shumica prej jush. Sali Berisha mbetet një rudiment politik ndaj ky i ashtuquajtur rikthim është vetëm dështimi i tij politik.

E humbe shansin Sali, ndaj e kuptoj dhe marazin, e kuptoj edhe pikëllimin, ta kuptoj edhe sikletin e madh se çfarë do të thotë në moshën tënde të ballafaqohesh me disa të vërteta që ndoshta as nuk i kishe kuptuar e as nuk i kishe menduar", u shpreh Eduard Shalsi.

Deputeti socialist ju drejtua dhe kolegëve demokratë, kur ju tha se edhe ata e dinë që koha politike e Sali Berishës si lider i tyre, ka përfunduar. Ai shtoi se përveç keqardhjes, nuk ndjen asgjë tjetër për ish-kryeministrin.

"Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar se koha e Saliut ka përfunduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë, edhe minimumin jetik, kishte mundësinë edhe për të përndjekurit, kishte mundësi tetë vjet edhe për pronarët.

Përveç se keqardhjes, Sali, nuk të ndihmoj dot. Përveç se keqardhjes së humbe shansin e jetës për t'u tërhequr dhe të lije historinë të gjykonte mbi ty, vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t'u përfaqësuar. Nuk je më as përfaqësues i tyre dhe je i dënuar të vuash në këtë moshë marazin dhe turpin e të larguarit nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze", vijoi Eduard Shalsi.

 

6 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Shalsi hajduti i fshehur pas fustanit te gruas se dyte Erandes...Te iki Saliu qe te vjedhe rehat Shalsi me kelyshet e vet. Gruaja e Shalsit Eranda nje arkitekte e dobet eshte pothuajse pronare e Agjensise Kombetare te Energjise ku te gjitha certifikatat e Auditit te pallateve kalojne nga firma e saj..kush eshte inxhinier e di mire kete pune. Hajduti i kamufluar pas gruas Shalsi na shet moral. Ptu te dhjefsha fytyren o hale!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Latif trapi saliut i ka përfunduar koha.Ai është si Mere Fizi që ka ikur me gjithë tespije.Maloku është tani një i vdekur e i pakallur që ecën drejt hreminës për të shkuar në theqafje.Atë e ka qir Kadiu dhe nuk ka kush ta mbrojë nga fundi i tij i tmerrshëm.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        O demokrati i pordhes,vertet qe koha e kufomave non grata ka mbaruar, por s'duhet te lejojme qe edhe Rama te kthehet ne kufome, sepse pushteti e ka lodhur shume. Duhet te thyej qafen sa me shpejt se ka plot te rinj Shqiperia ne 101 parti.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bej vaksinen kunder virusit Sali o Shkembi

          O Shkembi, Rama iken me nderime vetem pasi Shqiperia te futet ne BE dhe Saliu te futet ne dhe. Ket e kane vendosur me vote shqiptaret. Mire do ishte edhe nese Rama do arrinte te moj lejonte bashkimin e tan Kosoves me Serbine, por Vetem veriut te saj qe duket pune e kryme e Kurtit tashme.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            s' duhet te telendiset me gjate Shqiperia me keto kufoma. Sa per voten e shqiptareve ben gabim qe e paragjykon, sepse kupa eshte mbushur dhe as Evropa s'ka cna duhet me mijra skllever te thinjur, me te cilet po tall bythen Rama. Sa per ate vaksinen qe me porosit, edhe ajo duhet pare, por para saj kujdes mos ja lepi bythen Rames tre here ne dite, se mund te helmohesh. Nje here mjafton.

            Përgjigjjuni
      2. B
        Babà Wanga

        Shkembi kryeminister vaksina president,Edi ne pensione.Po Saliu?Do te vdese ne spitalin e burgut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje