Rrëzohet amendamenti i PD për minimumin jetik, Koçiu: Shtresat në nevojë duhen integruar në tregun e punës, jo t'i jepet lëmoshë

3 Dhjetor 2024, 11:57Politika TEMA
Rrëzohet amendamenti i PD për minimumin jetik, Koçiu: Shtresat

Maxhoranca ka rrëzuar amendamentin e kryetarit të PD-së Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar. Amendamenti mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër .

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka teksa prezantoi amendamentin për minimumin jetik, i cili u rrëzua nga Kuvendi, ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që nuk përcakton minimumin jetik.

"Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik.

Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë.

Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?" tha ai. 

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është përgjigjur Nokës, duke thënë se PS është kundër këtij propozimi, pasi sipas saj qeveria ka bërë politika për të forcuar programet e punësimit për shtresat në nevojë dhe jo për të dhënë lëmoshë.  

"Ne kemi pasur politika që janë të përqendruara në rritjen e punësimit dhe rritjen e pagave. Sot paga minimale është sa dyfishi i pagave në 2013. Politikat tona janë për të nxitur të papunët.

Synimi ynë kryesor është që të forcojmë programet e punësimit dhe të integrimit të atyre që janë forcë pune dhe jo të japim lëmosh duke mos synuar integrimin e tyre në tregun e punës.

Qëllimi ynë është që të integrojmë ata që kanë mundësi për të punuar. Programet e punësimit për të rinjtë janë programe që afësojnë të rinjtë në tregun e punës, shtresat e varfëra nuk kanë nevojë që të sigurojnë miqëqenien me lëmosh por duke i integruar në tregun e punës.

Jemi duke bërë progtrame pro familjes dhe jemi duke aplikuar poltikën e baby bonus. Ne jemi kundër këtij propozimi për minimumin jetik’" tha ajo. 

7 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ju beni mire qe rrezoni amendmentet e ketyre shpllareve qe keto gjera duhej ti kishin bere kur ishin vet ne pushtet, por me vete merrni rreskun e brakrisjes prej pensionisteve qe I keni lene ne dite te hallit. Une besoj se ne keto zgjedhje do ua shijoni frytet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Jo mo mirë e ka ministria asnjë qindarkë të vdesin per bukë . Janë dhe të majtë gjoja këta të rilindjes

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muli ne burg pas Dogjanit.....

        Ne pensioniste jemi 90% me PS, ka dek kjo pune. Kurre me voto partise kult te sali udbashit, hajdutit dhe vrasesit te shqiptareve. Pale po na nxjerr Mulin, pionierin e UDB-se, te propozoje rritje te pensioneve, ha ha ha.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Shikoje edhe njehere kete pune se ne pensionustet QaqQvertet kemi votuar Ramen, por ai gjithnje na e ka futur. Keta jane te pabese ndaj duhet ti braktisim. Kemi 100 e ca parti edhe ata bij te ketij populli jane. Pse te mos I provojme¿

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arbeni

          sali maloku e mul maloku dhe gjithë zagarët e tyre duan tum të hanë.Ata urrehen nga populli dhe në zgjedhjet e 11 Majit populli do t’i lërë përsëri në opozitë,tek vëndi i qenit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TiBieshKokesMeGrushta

            Te vjen keq kur te duhet ti japesh te drejte njerezve si Berisha dhe soji i tij. Por nuk mund te behet njeriu qorr dhe idiot dhe te mohoje te verteten, edhe kur kete e thote nje genjeshtar dhe hajdut. Buxheti i shtetit ne Shqiperi eshte 8,2 miliard Euro d.mth. pjestuar per 2,5 milione banore (edhe kaq nuk dihet nese jane ata qe jetojne ne Shqiperi dhe nuk ekzistojne vetem formalisht atje, por jetojne gjetke ne Bote) jane 3280 Euro per banor. Buxheti i shtetit gjerman per krahasim eshte 476,8 miliard Euro dhe pjestur per afro 85 milione banore jane afro 5600 Euro per banor pra 1,7 here me i larte se ne Shqiperi. Asistenca sociale ne Gjermani eshte 560 Euro per banor plus qira banese, ngrohje, transport publik falas, cerdhe dhe kopsht falas, ndihme per mjetet dhe eskursionet shkollore per femijet, si dhe ushqim falas per ta e shume te tjera. D.m.th. te pakten 1200 Euro ne muaj. Nese perdorim relacionin e mesiperm i bie qe ne Shqiperi te ishte diku tek 700 Euro!!! A mund te me thote dikush se cfare bejne keta me leket e buxhetit?!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plënc Angjeli

              5D hotele dhe resorte pallate berberi i ARRSH etj kto shpenzime. Sipas bje raporti të KLSH gati 800 deri ne 1 miliard euro humb rruges

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje