Presidenti i ri i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë e takimit në Bruksel dhe Rama

3 Dhjetor 2024, 15:13Politika TEMA
Presidenti i ri i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor,

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, ku pritet të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. 

Presidenti i ri organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.

1 Komente

  1. R
    Robi

    KE i thonë shkurt Komisionit Europian.Ndryshe Këshilli i Europës dhe Kêshilli i Ministrave të Bashkimit Europian janë dy institucione të ndryshme. Rama do takohet me presidentin e K.M.B.E. dhe jo me atë të Kêshillit të Europës!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje