VIDEO/ Debati në Kuvend, Spiropali: Mos të bëhet politikë me të vdekurit

3 Dhjetor 2024, 19:00Politika TEMA
VIDEO/ Debati në Kuvend, Spiropali: Mos të bëhet politikë me

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debatet lidhur me procedurat që duhen ndjekur në lidhje me shpalljen e një minutë heshtje në nderim të figruave publike me kontribute në shoqëri.

Pas propozimit nga ana e opozitës që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se respekti për të ndjerin e kërkon që të respektohet minimalisht kjo qasje institucionale dhe njerëzore.

“Unë e lejova minutën e heshtjes për Repishtin në mëngjes edhe pse do të kërkonte më shumë solemnitet dhe jo propozimin nga dikush që e ka përdhosur për së gjalli. Ne nuk duam të bëjmë politikë me të vdekurit dhe sa të jem unë këtu, në këtë vend nuk do të bëjmë politikë me të vdekurit. Siç nuk lejova të bëhet politikë në rastin e 14-vjeçarit javën e kaluar ku sërish u kërkua të përdoret një i vdekur në sallën e Kuvendit për politikë dhe më pas heshtja ndaj tij u përdor si baltë për të shumtët këtu”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi që të respektohet solemniteti i sallës së Kuvendit dhe rregullorja në mënyrën e propozimit për emra të tillë që meritojnë gjithë mirënjohjen tonë.

“Bëra të qartë qëndrimin tim mbi një abuzim të përsëritur në këtë sallë për njerëz që nuk janë më në jetë. Mos ta përdorim për politikë të ditës çdo të vdekur në këtë vend. Ky parlament ka një procedurë por edhe një hierarki kur deputetët ngrihen në këmbë.
Jo çdo deputet që ngrihet në foltoren e Kuvendit mund të ngrejë në këmbë Kuvendin sa herë të dojë”, tha Spiropali.

1 Komente

  1. e
    e po...

    Merre me mend çfare opozite egziston ne Shqiperi. Vetevritet Arben Tafaj i dehur me raki , tapê dhe duhet mbahet ne parlament nje minute heshtje, njesoj se si te pranoshe te flasesh me te vdekurit. Turp, kur do shuhen keta njerez mos ti shohim me !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje