Çupi: Berisha i ka bërë këtij vendi të 99-at, shumë larg për të ardhur në pushtet

4 Dhjetor 2024, 09:09Politika TEMA
Çupi: Berisha i ka bërë këtij vendi të 99-at,

Analisti Frrok Çupi,  e cilësoi Sali Berishën si një person të frikshëm.

Sipas tij, Berisha i ka sjellë shumë telashe vendit dhe se është shumë larg për të ardhur në pushtet sërish.

“Në momentin e tanishëm nuk ka nevojë për të fituar zgjedhjet nga PD, mundësisht duhet një anarki totale si në PD. Shqipëria do të ishte e izoluar nëse do të vinte PD.

PD nuk i duhen institucionet sepse është parti militare që djeg dhunon dhe i duhet Flamur noka me shokë. Problem është nëse duhet pasur frikë PD.

Unë e konsideroj të frikshëm sepse i ka bërë këtij vendi të 99-at, e ka vrarë, e ka shëmtuar. Në kohën e tij ka qenë vendi më i shëmtuar.

Njerëzit që ka rreth tij që thonë të mos kemi Edi Ramën dhe të kemi këdo, mund të votojnë Sali Berishën. Shumë njerëz që votojnë Sali Berishën nuk duan t’ja dijnë nëse ke turizëm, nëse je afër BE, nëse ke bërë progres.

Sali Berisha si Sali është shumë larg për të ardhur në pushtet. Mjerë ai që nuk ka frikë Sali Berishën. Jozefina Topalli tha një të vërtetë që Sali Berisha është forcë e natyrës që do të thotë është lumë, po erdhi të mori", - u shpreh analisti në ‘Real Story’.

2 Komente

  1. T
    Toni

    Po mire mo. Si peanove ti 8 vjet drejtor I madh deri ne 2013? He Qup? Ai I ka gjithe te zezat po ju jeni me te zinj....ju jeni gjithnje me pushtetin e parane.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta mare lumi ta mare.

      Deri tani ka qen lumi me rembyer por tani ky lum i rembyer ka ven perpara S.B dhe s'dihet ku do ta nxjer kermen e tij. Nje akuzur per vjedhje kur e pyet gjyqtari se 'kush te futi ne rugen e vjedhjes' ? I Denuri tha nena.Si te futi nena ?e pyet gjyqtari. Ai ajo sepse mi pranonte gjerat e vjedhura.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje