Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat globale

4 Dhjetor 2024, 10:29Politika TEMA
Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Uashington.

Gjatë aktivitetit, ai u takua me drejtues të Partisë Popullore Europiane, presidentin Weber, dhe figura të tjera të rëndësishme si Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining, dhe eurodeputetë të njohur.

Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat globale, si siguria, marrëdhëniet transatlantike dhe paqja në rajon, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të marr pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU), i cili përfaqëson aleancën globale të partive të qendrës së djathtë. Ky Forum do të bashkojë ligjvënës, liderë dhe ekspertë për të diskutuar sfidat gjithnjë e më komplekse globale dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira.

Në pritjen hapëse të Forumit të IDU në Washington pata kënaqësinë të takohemi dhe bisedojmë me drejtues të Partisë Popullore Europiane, presidentin Weber, me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining, me legjislatorë të Parlamentit Europian si Davor Ivo Stier dhe kolegë nga partitë simotra me të cilët bashkëpunojmë prej kohësh në institucione ndërkombëtare për çështje të nxehta të sigurisë si lufta në Ukrainë dhe paqja e stabiliteti në rajonin tonë.

Forumi i IDU në Washington do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump.

3 Komente

  1. T
    Toni

    Do kete me deputet ky? O zot si fryhet. Arriti cdo gje shume thjeshte. Po dhe me floket spo gjen rehat.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqja me qepe

      Lulushi paska shku ne nje vend me Albanën.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Je bo per turp te bote o Luli vocer i Saliut

        Shiheni si e ka koken rrafsh pas Luli, pa tru te voge gati fare. Ky sharlatan kryetar pa asnje ushtar bredh lart e poshte, kush ja mbulon shpenzimet? Duke e shoqja bukuroshe Hollandeze, s'ka tjeter rruge se ai eshte i ndershem, pak miliona Euro ka qe i ka fituar me rrogen e deputetit per 20 vitet e fundit, ah po, edhe me rrogen e Eulex ne Prishtine si ndihmes jurist perkthyes per hetimin fals te Dik Martin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje