Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, se ka vjedhur paratë e... amerikanëve: Ktheju urgjentisht ato që iu ke vjedhur, se s'do i paguajmë ne

17 Shkurt 2025, 10:41Politika TEMA
Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, se ka vjedhur paratë e...

Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pasi sipas tij, ai u ka vjedhur paratë amerikanëve dhe europianëve.

"Miqtë e mi, unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit apo Erion Faqeziut.

Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës.

Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve.

Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit...

Lajla Asadi kur zbriti nga avioni, dogana e Moskës i numëroi të gjithë garderobën dhe nxori 1 milion garderobë që ajo kishte marrë me vete.

Pra, 1 milion gardëroba e Ajolës është e ndërtuar e tëra me vjedhjen e tmerrshme të taksave të qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj, çfarë do të fshehë propaganda e qeverisë?

Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit.

Ai vëllai i tij si u zhduk? U bë i penduar? A e keni parë se nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt?

Ku është zhdukur ai? Po të jetë bërë i penduar ai, është punë tjetër, nuk ndërhyj.

Pra me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës.

Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE.

Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur.

Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura.

Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre.

Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE.

Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë.

Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike...

E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre.

Dhe nuk është vetëm IPARD-i.

Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen.

8 Komente

  1. M
    Munika

    Na ngrenc mune o Sali veremi. ShIkO se po ta shkerdhen Trampi Malltezen, e mos te shtohet ndonje tjeter kokKuq.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sula

      Aktoret e porokallise i hane m...n Sali Berishes. Do mbeteni rruges o te mjerë. Do tju zërë bendin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tarras Bulba

        Or Sulo, meso Shqipen ne rradhe te pare, pastaj dil e bej komente! E sa per mutin ju mbeshtetesit e Sa-Hales keni henger dhe vazhdoni te hani nga haleja e Sa-Hales dhe ju beft mire! Po te pakten mbylleni ate hale se e keni qelb fare!

        Përgjigjjuni
      2. Çun Tirone

        Taktika a LaCivitas, hudh nje gur ne lume si budallai. Çe do, shqiptaret nuk jane si koqet e MAGAs.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Perdridhu sa te dush o kerme po ste ecin keto marifete o kalbesire.ty populli te do ne kaush qen

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kryeminister i pa afte

            Ti je pjese e Nesti Angoni e Nesti Angoni eshte pjesa jote .....gjeje nje tjeter rrefren o sekretar PPSH ooo Trapist konservatore haa ha non grata. O Sali Shiqere Berrisha nuk jane shqiptaret si çuni Fahri paçe pilaf apo i fejuari Ana Shkreli jevgu Kellici , e vertete qe ti dirigjon Nesti Angoni po gjeje nje genjeshter tjeter Tani se nuk funksionone. Ti perdoré teorine ( Sulmi eshte mbrojtje me mire ) dhe deri tani ka funksionuar se nuk ka kryeminister nuk ka minister drejtesie nuk ka média dhe ne nje amulli te tille krimba si ty .....

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Sali Berisha që pretendon të bëhet Kryeminister, paska filluar punë si inventarizues i mbathjeve të grave të botës, po kthehu pak tek Armina? Nusja e djalit tënd që vrau në Gërdec? Mos dalin më shumë se të Ajolës dhe asaj të Asadit? Më parë amerikanëve duhet t’ja kthesh ti me Unicefin e Lirijes tënde që vodho sa plasi. E pe si tu mor goja kur po premtoje me gjoja programin ekonomik? Se e dije se po gënjeje o mi halesh.

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Mos shih endrra me sy hapur se nuk do paguash asgje se me 11 maj 2025 ora 22.00 do shkosh per here te fundit ne koshin e plehrave te historise qe te ka pergaditur sovrani qysh me 14 maj 2023 qe ti nuke ze kurre ne goje se ke frike mos peson infarkt.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje