Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar lidhur me hetimet e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Berisha u prit në hyrje të SPAK, nga një grusht militantësh të PD-së dhe disa prej deputetëve.
Ditën e djeshme PD njoftoi militantët dhe strukturat për të qenë përpara SPAK sot në mëngjes në mbështetje të Berishës.
Ndërkohë që vetë Berisha sulmoi Ramën dhe Veliajn për ditën e mërkurë, kur mbështetësit e Veliaj ishin përpara SPAK në mbështetje të kryebashkiakut.
Berisha gjithashtu kërcënoi Ramën që të mos thërresë më mbështetësit në protestë para SPAK, pasi do përballet me revoltimin e popullit opozitar. A nuk është ky një qëndrim qesharak me 2 standarde i Berishës, i cili ndryshon sipas leverdisë së tij?
Po ky eshte frikacak te shkonte vêtem do mbushte breket te pakten keta ivjapinbpak kurrajo
Njësoj si Veliaj i quante kolegë miq etj sot është kundër SPAK -ut si Saliu
Çudi se nuk e ka bërë herë tjetër