Gazetari Fatos Mahmutaj foli për vendimin për masën 'detyrim paraqitje' për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, ai theksoi: “Ata që janë përlyer dhe janë akuzuar do të shkojnë në SPAK të gjithë dhe të mos përdorin Berishën si mburojë.
Në SPAK do të shkojnë të gjithë sepse janë përlyer në krim. Berisha akuzohet që ka vjedhur familjet tiranase në aferën Partizani”.
Ndërsa avokati Romeo Kara tha se qëllimi i Berishës, është që të kthejë partinë e tij kundër drejtësisë.
“Të gjitha protestat e PD kanë qenë për Berishën, dhe qëllimi i Berishës dhe i gjithë diskursi i PD po shkon në mbrojtje të Berishës për të mos u ndëshkuar. Dhe kjo synon të mbajë peng drejtësinë”, u shpreh avokati.
Më tej avokati shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha i ka shkaktuar shumë dëme popullit, dhe se ka futur mentalitetin e vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipëri.
“Ne tani si popull jemi mësuar ta shpërdorojmë ligjin. E keqja që ka bërë Berisha nuk është vetëm tek arka, por edhe te mentaliteti. A ka më fatkeqësi për një vend kur e pyet se çfarë do të bëhesh, ai thotë hajdut.
e shkuan për në ekonominë e tregut dhe rrafshuam të gjithë bazën industriale…Të kthesh një popull ose të marrë arratinë ose të bëhet kriminel, këtë e bëri Berisha”, tha më tej avokati.
Eshte i pandehur per dosjen e Partizani se nuk lejoi Rama hajdutin ti vidhte pronen pronarit te ligjeshem. Cdo njeri qe pengon Rama hajdutin te vjedhi , konsiderohet hajdut nga banda kriminale me emrin SPAK