Pse “detyrim paraqitje” ka mërzitur Sali Berishën?!

3 Janar 2025, 18:29Politika TEMA
Pse “detyrim paraqitje” ka mërzitur Sali Berishën?!

Nga Ylli Pata

E gjitha kjo nuk është fare një qëndrim bazik mbi çështjen apo dosjen mbi të, përkatësisht doktoritn, por është një ide mbi atë që ai duhet të bazojë lëvizjen e përditshme.

Sali Berishës do t’i pëlqente siç i ka pëlqyer më shumë statusi i “arrestit mbi shtëpi”, pasi nga aty ka gatuar një lëvizje politike të përditshme përkatsisht me lidhje live, apo edhe të lirisë me takimet me gazetarët në PD, sesa para SPAK dy herë në javë kur duhet të përballet me gazetarët e kronikës.

Sali Berisha nuk e do detyrimin paraqitje, pasi në vend që të flasë për fantazitë e tij, për të larguar nga radari çështjet e tij penale, duhet të përgjigjet për atë që ndodhi në godinën e SPAK. Çdo të martë dhe të enjte të muajit. Që në të vërtetë nuk do të ndodhë asgjë, pasi Berisha thjesht do të firmosë dhe largohet. E sipas të gjitha gjasave nuk ka gjë të re të thotë. Nuk ka gjë të thotë nga ana e çështjes së tij, por ai kërkon ta thotë politikisht për të tjerët. Siç shpiku fake newset për Erion Velinë që nuk vjen në Tiranë, e sot askush nga ata që e kanë publikuar lajmin nuk thotë që “Fajin e ka Saliu”. Që në këtë rast Saliu thjesht është tallur me ta.

Megjithatë statusi i “detyrimirit në paraqitje”, pra që një i pandehur thjesht të shkojë pranë prokurorit dy herë në javë, është masa me e lehtë për çdo person që ka një çështje ndaj tij.

Pasi në fund të paraqitjes, apo çdo ditëve të javës mund të shkojë ku të dojë, brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë personat që kanë një çështje me prokurorinë, e ëndërrojnë, madje janë gati të paguajnë ç’kanë, për të shkuar në detyrim paraqitje.

Në Perëndim, është masa e sigurisë më e përhapur. Ku përgjithësisht të akuzuarit japin një peng pasuror. Po pse atëherë anë mërzitur Sali Berisha dhe avokatët e tij?

Sepse ata nuk komunikojnë më me prokurorinë Speciale, GJKKO-në, sistemin e drejtësisë apo shtetin shqiptar.

Berisha komunikon vetëm me militantët e tij radikalë për t’i thënë se unë jam “Luan” dhe arrij të dal i lirë siç doli para një muaji. Ku në mënyrë skandaloze, shumica e mediave, e krahasoi këtë masë sigurie me pafajsinë e Sali Berishës.

Kur në realitet ishte thjesht një masë sigurie në gjendje të lirë. Sali Berisha është i pandehur zyrtar, Gjykata paraparake ka vendosur procesin e ne duhet të presim procesin. Një gjë proceduriale që nuk ndryshon asgjë thelbësore nga “Rasti Partizani”. Thjesht Sali Berisha nuk është në arrest shtëpiak, kur dihet që kjo ndodh prej statusit të tij të moshës, por edhe politik dreqi e mori. Është ish-President, ish-kryeministër dhe kreu i partisë më të madhe opozitare. Po sa kjo është në favor është edhe në disfavor. Sepse një lider i opozitës nuk shqetësohet se ka çështje ndaj tij, ai kërkon të fitojë zgjedhjet.

Krahasoheni pak këtë rast me Nelson Mandelën, i cili bëri burgun dhe në fund kur doli, pajtoi kombin për të sjellë një demokraci kundër apartaidit. Mandela, zboi dhe u nda me dashurinë e jetës së tij, gruan e dytë Winni, vetëm sepse u përplasën në mënyrën e konceptimit të demokracisë. Madela, kur doli nga burgu, nuk u e çau kokën për atë që do t’i ndodhte biznesit të fëmijëve dhe gruas, por vendit të tij.

Madje kur gruaja e akuzoi se po tregohet shumë i butë ndaj kundërshtarëve, ai nuk e quajti më bashkëpunëtore, por një personazh politik opozitar, e vazhdoi politikën e tij.

Berisha, nëse e ka mendjen tek PD dhe opozita, nuk duhet ta shqetësojë “çështa Partizani” edhë nëse Gjykata e dënon. Sepse në fund të fundit atij i intereson që ta besojnë demokratët. Të cilëve u ka thënë se e gjithë çështja është mashtrim i Edi Ramës, pasi dhëndrri i tij Jamarbri, ka marrë thjesht pronat e tij që i takonin. Berisha, nga ana e tij, thjesht ka marrë një vendim qeverie, ku klubin Partizani që ishte pronë shtetërore ja ka dhënë dhëndrrit sepse sipas tij i takonte. E në atë truall, u ndërtuan 19 kulla, që i sollën mbi 25 milionë euro fitim.

Po e besojnë këtë fabul demokratët? Natyrisht që jo, ndaj Sali Berisha frikësohet se detyrim paraqitja në SPAK do të jetë spektakli që do t’i rëzojë edhe atë pak fabul që politikisht arrin ta ngrejë bashkë me fake news-et tip garniture…

Tema

17 Komente

  1. L
    Liria e daun

    0 Pate po nga e di ti qe pd pordha ose dhjertore eshte opozita me e madhe e vendit kur ne loje jane tere ato parti te tjera , si aji euro atllantikut me me Lul gomari apo ajo e Gon Shehajt , apo grupimi 912 me Dash rakine , apo ajo cunit te Selfo Qorrit pse jo e atij Tik Llapa Llapa qe te gjithe pretendojne per vend te dyte , jo vetem keta hajvanet e Sali bajges . Ore po cudi si ja dhane kete mase bajges Sali tani fitoj TRAMPI e ky pret qe t'ja heqe damken nongrada se edhe partite popullore kane bere jo nje e dy po tre rezoluta packa se asnje udheheqes i ketyre partive te djathta nuk e dhjet me mut te shprehet apo te vije ta takoje bajgen Sali qe keta terrorista shpesh na i permendin qe Trampi do ja heqe damken .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Po është partia më e madhe e opozitës, sepse sot për sot, ka mbi 40 deputetë lidhur pas qerres së tij në parlament. Dhe pikërisht kjo quhet opozita zyrtare, që është dhe më e nadhja. Sa u takon votave këtë nuk e dimë, ndaj që ta mësojmë këtë, në 11 maj do zhvillohen zgjedhjet dhe do mësojmë peshën e gjithë garuesve në to.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Liria e daun

      0 Pate po nga e di ti qe pd pordha ose dhjertore eshte opozita me e madhe e vendit kur ne loje jane tere ato parti te tjera , si aji euro atllantikut me me Lul gomari apo ajo e Gon Shehajt , apo grupimi 912 me Dash rakine , apo ajo cunit te Selfo Qorrit pse jo e atij Tik Llapa Llapa qe te gjithe pretendojne per vend te dyte , jo vetem keta hajvanet e Sali bajges . Ore po cudi si ja dhane kete mase bajges Sali tani fitoj TRAMPI e ky pret qe t'ja heqe damken nongrada se edhe partite popullore kane bere jo nje e dy po tre rezoluta packa se asnje udheheqes i ketyre partive te djathta nuk e dhjet me mut te shprehet apo te vije ta takoje bajgen Sali qe keta terrorista shpesh na i permendin qe Trampi do ja heqe damken .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hoxha

        Për Sali Berishën apeli i GjKKO-së nuk pranoi kërkesën për riarrestim shtëpiak bërë nga SPAK por rinxorri nga mënga detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj para OPGj-së. Të ripranonte arrestin shtëpiak do ishte vetëdiskreditim ulëritës por edhe ta linte pa masë fare do ishte dorëzim pa kushte i regjimit, ndaj Apeli i GjKKO-së e luajti lojën e idiotit të dobishëm-idiotësia është kaq ashiqare sa edhe bufi e kupton se me këtë masë procesit hetimor, aq më shumë në këtë fazë të avancuar, nuk i jepet asnjë garanci ndaj atyre ‘frikërave’ të SPAK se Sali Berisha mund të arratiset apo të frikësojë dëshmitarët a të dëmtojë provat.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maksut Hajdari

          Maksut Hajari Për krimet që ka bërë , për vjedhjet, për vrasjet, për shkatërrimin e Shqipërisë, ky meriton burgim të përjetshëm!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Mirë e ke ti Z Maksut,por kur ke edhe në gjykatën speciale disa gra shurrake të trembura ,të korruptuara e të shantazhuara sali maloku ky kriminel i etur për gjak do t’ja hedhi paq me një dënim të lehtë e të parëndësishëm.Kjo sjellje e këtyre shurrave të GjKKO i ka mërzitur gjithë shqiptarët të cilët prisnin një qëndrim të rrept ndaj këtij pis maloku që ka vrarë e vjedhur bashk me familjen e tij mafioze .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajdari

              Kjo eshte foto me e bukur e Saliut ku duket se si zjen nga brenda xhelati edhe hakerohet me te nenqeshuren hipokrite qe e karakterizon.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fadhi Badhiu

                O PATA ME YLL po c'fare foto i ke vene ne krye shkrimit , tamam si surrat pe ujku te cartur . Une per vehte qe kur dole ne fillim duke pare nga surrati si kafshe e ger po tashi ne pleqeri eshte dhjere ne breke fare , eshte bere vertet per te erdhur keq po ka bere shume keq mbi kete popull e ngjall vec urrejtje .

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali krimineli

                  sali berish haleja. meriton. burk te perjetshem. ku je o spak. ku je o altin dumani. te kemi falur. dite. nga. ditet. tona. hidhi. hekurat kriminelit sali halese. sa krime. ka. ber dhe vazhdon. akoma. te. bej. arestoheni. flamur. noken qe u bie me grush. policeve. ne krye. te detyres

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lali

                    O te marrte halja mendte e kokes ty. I paske fale dite nga ditet e tua DUMANIT. Po çlirohu nga parullat dhe mentaliteti Enverist mer gomar !!

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nje patronazhist me sufllaqe!

                    O Ymer Çorapja, i lexon artikujt e krriçit tend ylli pata? Psh ai thote, GJKKOK vendosi detyrim paraqitje per z.Sali Berisha 2 here ne jave, çdo dite marte dhe te enjte pepara OPGJ Znj. Adelajda Metaj..

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Narracioni

                      Doktoritn apo doktorin. Anë mërzitur apo janë mërzitur. Dy herë në javë apo dy herë në muaj?!

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhako

                        Rrofte Sali Berisha . Burre shtetasi me i madh i kombit shqiptar ✌️✌️✌️✌️

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Ceceni maloqeri,,

                          Xhako,debil i lindur,,dole nga psikiatria ti,se ke kohe qe nuk dukesh,,

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Elvis

                          Kjo ishte gjeja me e lehte per t'u paradhikuar! Hapni syte! Berisha duhet te ishte jashte qe te mos kete alibi per te justifikuar humbjen! ...dhe do humbase sepse pavaresisht korrupsionit e krimit, fatkeqesisht nuk paten force te krijojne fryhme dhe permbajtje (po te lesh bolet si Noka, Paloka dhe Bardhi ne krye keshtu ndodh). Mos u mersisni se keta te fundit do behen Euroatlantike per 6muaj! Mprihe shpaten Lulzim Basha se te erdhi ora sipas kontrates!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sula

                            Pse gjith ky konfuzion ? Dy here ne jave apo ne muaj ?

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              J. P. Papin

                              Si e shpjegova këtë ti edhe njëherë? Vajtja në SPAK do rrëzojë alibitë e Berishës përpara demokratëve!? E kujt i plasi?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje