Analisti Ben Andoni foli lidhur me rikthimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën.
Andoni thekson se Berisha tashmë do përballet me problemet penale që nuk mund t’iu shmanget më.
''Berisha gjendet përballë problemeve penale, do i duhet të merret kur çështja të kalojë në gjykatë. Nuk ka asgjë nga ato që PD u mundua të glorifikojë kur doli nga arresti shtëpiak'', tha Andoni në Report Tv .
Më tej, Andoni shton se Berisha do tregohet pragmatist dhe do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj në ndryshim nga hera e parë.
''Moszbatimi e çoi në shtëpi. Por këtë herë i duhet të jetë pragmatist, i ka mbetur pak javë nga zgjedhjet. Shansi i fundit të jetës së tij edhe për PD. Që po shfrytëzohet për interesin e Berishës. Kur shikon metamorfozën e atyre njerëzve që nuk pranonin Berishën.
Kjo parti është në funksion të Berishës. Ka peshë për të mobilizuar partinë. Sistemi i drejtësisë mbikëqyret nga të huajt. Edhe nëse vjen në fuqi Berishë do punojë me këtë drejtësi. Ajo që thotë për Strasburgun. Po mundohet të përfitojë nga burokracia e ftohtë e BE-së. Ata gjykojnë thjesht mbi ligjin'', shtoi Andoni.
Berisha, vijon Andoni, e ka kthyer PD-në në funksion të kauzës së vet.
''Dilemë e madhe e PD. Që i sjell para aleatëve dhe fytyrës që do tregojnë në zgjedhje. Nëse nuk respekton ligjin dhe institucionet, llogarite se çdo bësh nëse do vish në fuqi.
Berisha po e shfrytëzon PD dhe një pjesë vetëm për të qenë në lista po i shmangen kanoneve morale, po i bëjnë shërbimin më të keq, shqiptarët duan respekt për ligjin, duan shembuj që mbi kurrizin e gjithë politikanëve shqiptarë, të jenë para drejtësisë. Interesi i tyre është vetëm në datën kur do përcaktohen listat. Keni për të parë se ç’reagim do bëjnë ndaj kolegëve të tyre'', u shpreh Andoni.
Ndërsa deputetë që i janë bashkuar kauzës së Berishës, i shërbejnë nag ana tjetër interesit të tyre për të qenë në listat e deputetëve më 11 maj.
''Mendojnë vetëm për interesat e tyre, nuk mendojnë për atë komunitet të të djathtëve. Që duan që Shqipëria të nxirret nga kjo letargji'', deklaroi ai.
Një faqe shkrim apo opinion për diçka që ka kohë që dihet dhe kuptohet edhe nga qytetari më i thjeshtë. Kot qënke lodhur Ben!