Basha: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa Rama shpërdoron 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës! SPAK të nisë hetimet

3 Janar 2025, 14:08Politika TEMA
Basha: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për keqpërdorimin e fondeve publike.

Në një postim në facebook, Basha thekson se ndërsa gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të Eurostat, Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij.

Basha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk po punon për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat e saj personale.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha, por sot qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre,” u shpreh Basha, duke prezantuar një vizion ndryshe për vendin.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria ka të gjithë potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha për çdo shqiptar: të ketë punë dhe paga të larta për të rinjtë, trajtim dinjitoz për ata në nevojë apo të sëmurë, pensione të denja për pensionistët, shërbim shëndetësor bazuar në nevojën dhe jo xhepin e tyre, dhe arsim cilësor për të gjithë. Plani ynë i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon këtë.

Por sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre, në vend që të punojnë për të mirën e shqiptarëve.

Sipas Eurostat, afërsisht gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa natën e Vitit të Ri shumica e tyre e kanë kaluar me sfidën për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohje për fëmijët.

Ndërkohë, Edi Rama i sfidon ata duke treguar se vetëm për egon e tij, ka shpenzuar rreth 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij—pa asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që SPAK të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës për shpërdorim detyre me pasojë dëm ekonomik. Që nga dita e parë në pushtet, ai e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private, duke i bashkëndarë pasuritë e vendit miqve nga bota e krimit dhe biznesit.

 

21 Komente

  1. h
    hektor

    E shikoni se si flet ky hajduti i rrugës së kombit,është ky mostra që 4 vite si kryetar bashkie vetëm vodhi dhe nuk bëri asgjë,është ky trapin që të ndërtonte trampin në Tiranë ....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli, Saliu, e Rama jane i njejti takem

      Edhe Luli si Saliu eshte vellai i Rames ne korrupsion. E dini pse? Sepse Rama nuk i dergon te dy keta vellezerit e tij ne Spak (nepermjet prokurorit te shtetit), nuk ka tjeter spjegim.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Eshte nje argumentum.i sakte per krye hajdutin dhe rrugacin Rama.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Ktu ka te drejte...por ti shkaterrove PD.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tankist

        Pd e shkateroi saliu, ai e zgjodhi kete loqe dhe kur ky loqe sberi gje vendosi qe nje 80 vjec me bebelin te kthehet. Kerkojani fajin pronarit real te pd e jo ketij mavriut

        Përgjigjjuni
      2. T
        Teo

        Per here te pare je ne format e tua. Te shohim cdo dale.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kacidhja

          Bej kallzim ne SPAK,mos i jep urdhra SPAKU-t.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Po aty eshte ndryshimi , ne SPAK do besh kallzim dhe do hedhesh firmen , do mbash pergjegjesi per akuzen ….kurse shashkat i hedh dhe fsheh doren ….llap neper gazeta e portale , ben zhurme , dhe po u thire thua : qe e keqperdoren ate qe thash e thash ndryshe ….

            Përgjigjjuni
          2. P
            Populli

            Qenka kthyer ky legen sa here del ne media i flliq

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ajaxi

              Ju doni gjithmone ( halenē ) siç e beri PD kryeministrine , siç beri Parkun Rinis, siç beri Lanen , e te gjithe Shqiperine ( hale hale gjith andej ) boll me ju shkateruesit e Shqiperise , per çdo gje qe ben Rama jeni kundra , a sishit ju qe protestonit bashke me presidentin Nishani kenfin e lojrave te femijeve te Liqeni artificial , a sishit ju per rregullimin te sheshi shqiponja , a sishit ju per unazen e madhe , leheni dit natē Rama po e ben dhe do e behe Shqiperine sa me te bukur , ti bashke me komunistin Non Grata , me Qor , me Llapaqen , me zagaret e tjere , do ti hani ( munē ) kesaj mazhorance

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tankist

                Ka ngel pa leke kunati?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  Po foli ky gjithçka kthehet kokposhte. Eshte nga fati, qe ky te jete vetem nje lolo qesharak. Edhe se me te drejte e perjashtoi Berish komunistin, perseri mbetet nje lolo qesharak

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salihi

                    Gjynaf ky dhoje tipi qe hane mut sa here zgjohet ng gjumi

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Doli Lluq palluqi, u zgjua nga gjumi.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ENTSOE

                        O bythe bej kallzimin vet ne SPAK, me qe eshte vjedhje dhe korrupsion nga Rama!!! O pupac!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lulka

                          IDIOTI…… eshte pasuri dhe kulture o plere , ju i vodhet te gjitha neper zyra kur iket!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            TE DOLLI GJUMI MO KOQE HAJDIT,KRIMINEL,VRASES ,TRADHETAR I SHQIPERISE DHE I KOSOVES??????PAS SALIKARAXHICIT E KE RADHEN NE REC.....TE PRET PALLA........DO TI KETHEHESH ZANATIT TE VJETER SI NE HOLLANDE DUKE U QIRE NE BYTHE.....

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              VEFA Holding

                              Projekti dhe realizimi është vërtet një gjë shumë e bukur dhe shumefunksionale, që ju nuk doni ta shikoni se verboheni nga çdo gjë e bukur. Duhet të kesh një gjykim të cekët të mendosh se i shërben Ramës. Parku është një copëz oazi i gjelbër që i është shtuar Tiranës dhe i jep një pamje dinjitoze ambientit rreth e rrotull kryeministrisë. Ah ... po. Ideale për ju do ishte ndonjë kioskë me disa sportele ku VEFA të thithte lekët dhe kursimet e një populli të tërë, duke thelluar më tej skamjen dhe mbjellë përçarjen sociale.

                              Përgjigjjuni
                              1. (
                                (:)

                                Ky eshte budalla

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  luftuam bllokmenet na erdhen saliqenet

                                  Na thuaj si jeton ti dhe pse je kaq i pasur,na trego per politikanet si jane pasuruar dhe pse nuk ka asnje te varfer....se popullin e dime si jeton...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    shpiragu

                                    Ngele gjithe kohen DORDOLEC, o Lul Basha,po na thuaj vetem nje HERE nje teVERTET or lul.Ti shkaterove P D lulzim,ti je aq FALLSO sa te te gjithe te'' preferuarit'' e tu ,te lane ne BALTE dhe as KUSHE nuk ti hedhe SYTE.Nje keshill nga un (SIGURO ) nje vend per 2025 se do ngelesh me GISHTE ne goje.Lere Edi Ramen te ndertoj SHQIPERIN,se atij nuk i jepe dote keshilla ti lul.KAQE duhet ta KUPTOSH ................

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje