“Berisha, kusari më i madh i Shqipërisë”, paralajmërimi i avokatit: Shumë shpejt për ’21 janarin’ do t’i vijë një…

9 Korrik 2025, 11:50Politika TEMA
“Berisha, kusari më i madh i Shqipërisë”,

Avokati Idajet Beqiri, u shpreh se Sali Berisha është arkitekti kryesor i shkatërrimit të vendit.

Sipas avokatit, Berisha grabiti çdo sektor të vendit dhe paratë i ndau me organizatën e tij kriminale.

“Sali Berisha është arkitekt i shkatërrimit të vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di si është pasuruar Berisha dhe familja e tij. Nuk ka shqiptarë që nuk e di, që është kusari më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

E filloi kusarinë e tij që në vitin 1992 dhe vazhdoi deri në fund korrupsion, vjedhje, vrasje, e të tjera, shkatërrim të Shqipërisë për xhepin e tij dhe familjarëve të tij.

Sali Berisha me organizatën e tij kriminale, Ilir Meta, me organizatën e tij kriminale ata vetëm grabitën dhe vodhën. Pasuritë e vendit u gllabëruan nga këto njerëz”, tha ai në “Ora e Fundit” .

Beqiraj theksoi se Berisha iu gëzua faktit që e liruan nga masa e arrestit në shtëpi për dosjen “Partizani”, por ky gëzim shtoi ai nuk do të zgjasë shumë.

Sipas Beqirit, Berisha nuk do t’i shpëtojë dot krimit shtetëror, që ka kryer më 21 janar të 2011, ku katër qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht u vranë në mes të bulevardit.

“U gëzua Saliu se iu hoq masa e arrestit në shtëpi, por do t’i vijë tjetra tani se nuk ka se nga të lëvizi për 21 janarin. Do ketë se nuk bën, sepse ajo dosje do një vendim. Strasburgu e përcaktoi fajtorin për 21 janari, e përcaktoi se është krim shtetëror”, theksoi ai.

10 Komente

  1. P
    Pleqtë që hanë vetëm dhallë

    Aty rri z. Hidajet....... . Dosja e 21 janarit ka zënë pluhur dhe askush nuk e prek, ose nuk ja mban ta prekë..... . Sepse Berisha të mer erzin....

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      O Idajet shyqyr qe sot nuk kishe permendur shifren e frikeshme 200 miliard euro te grabitura nga vicidoli dhe meta se para dy ditesh na bere per te qeshur me shifren tende qe as ne perralle nuk mund te tregohet, tregoju pak me realist se pastaj behesh si Pal.Vata dikur qe fliste mrroklla dhe shkodranet kalonin ditet me thenjet e tij epike dhe shifrat astronomike.ashtu idajet jo 200 miliard se 10-12 miliard eshte buxheti i shtetit e behesh qesharak, kur mendon te jete vjedhur 12 vjet tere buxheti shteteror apo nuk eshte keshtu. Taman si vicidoli kur thote se jane vjedhur 460 milion tek inceneratori i Tiranes kur shifra vjetore e pastrimit te qytetit eshte 35 milion euro pra 12 buxhete pastrimi sa qeshin dhe femijet.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Pordhe me rigon. I dashur Idajet cuditem si s'doni te kuptoni se drejtesia eshte nje cete shpellaresh qe I merr urdherat nga Gita. Jane te dukshme shenjat qe po koordinohen vektoret per ta shpallur engjell kryemafiozin e pangopur me gjak shqiptari. Burreri eshte ta pranojme himbjen perpara kesaj cete, ndryshe behemi karagjoz siNgjela

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ajeti

          Drejtësia në Shqipëti është në duart e Sali Berishës dhe këtu mbaron çdo gjë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diaspora

            THUAJA RAMES E NANOS KETO E LERI LOJERAT ME OPINIONIN PUBLIK! NXIRR NDONJHERE NDONJE DOKUMENT NE MEDIA E LERI KOT... KETO LOJERAT SHUMFISHE I LUAN KEQ...!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Visi

              Na çave hajdarin o Avukat ke kaq vite qe thua do arrestohet sot do arrestohet neser kjo plehre drejtesi te ha mune kap ata qe mbjellin dy rrenje kanabis apo qe morin rryshfet se per ata qe I shajne para e mbrapa dhjesin gjak dhe jane te lidhur me ta pike Nuk bohet ky ven kurre

              Përgjigjjuni
              1. K
                KROI MBRETIT

                Pike dhe se luan topi.Drejtesia kontrollohet nga Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetari

                  Sa të jetë Dum Dumani dhe shpura e tij, me nder një mut ti hajë ASPAKU Saliut. ASPAKU është i tredhur kështu që sa më shumë e shan Saliu, aq më me dashuri sillet ASPAKU ndaj Saliut. Ku ishim e ku do shkojmë: asgjëkundi.

                  Përgjigjjuni
                  1. Çika

                    Drejtësia në Shqipëri ka humbur rrugën Ajo pra prokurorët dhe gjykatësit dinë vetë rrugën që ju ka treguar Berisha që në 1992dhe ska zot që ti largojë nga kjo rrugë e turpit .Po reforma çfarë po tregon ??progres , regres apo ngecje në rrjetën e Sali Berishës ?? Për arritjet e deri tanishme për mendimin tim reforma po dështon nga dita në ditë . Pse??Po ja shikoni rezultatet për këto 10 vjet .Zero me gallo thot greku. E di që ka shumë që e kundërshtojnë dhe janë në të drejtën e tyre .Por ti referohemi disa fakteve që janë kokë fortë.Ka pesë vjet që është hapur dosja "partizani" për Saliun dhe dhëndërin e tij .Çfarë ndodhi.? Në fillim e lidhën si qëni me zinxhir të fortë në arrest shtëpie , pastaj e zgjidhën dhe e çuan në shtëpi se i kanë rënë dhëmbët thanë dhe stë kafshon më thonë gjyqëtarët që ju ka dhënë diplomën vajza e Saliut. Po e njëjta histori dhe për dhëndërin .Çfarë provash faktesh dhe pasurimdosjesh me lehtësira gjetën që i çojë gjyqëtarët ta përçudnojmë këtë proçes .Po sa herë është shtyrë ky proçes se kështu duan avokatët apo se Berisha i hipën avionit dhe shkon në BE dhe hedh baltë mbi Shqipërinë pavarësishtë se ka seancë gjyqësore. E njëjta gjë dhe me gjyqet e Ilir ,Metes.Pa lere pastaj me gjyqet për korrupsion dhe vjedhje të administratës shtetërore që janë dosjet mal dhe asgjë nuk po del në dritë.Pra fut në burg nxirr .merrë në hetim .pusho çështjet për mos plotësim të dodjeve .Fillo seanca gjyqësore shtyjë për arësye banale .Dëno Babale Salianji por e nxjerrin para kohe se është bërë djalë i mbarë . Po për Grida Dumën kush duhet të mendojë që i ka ngelë ara pa ujit , prashit korr shij magazino .Pa tjetër që gjykata duhet të mendojë se ndryshe ju bën ndonjë emision Grida dhe i telendis .Por dikush do të thotë po ja andej nga PS nuk po bije shi dhe po prishen të mjellat Po është e vërtetë që SPAK,gjykatat , prokuroritë KLP.KLGJ po punojnë se ja Erion Velinë e lanë në burg. Po ca ministra drejtor zv ministra i kanë karfosur dhe ky është goxha rezultat për drejtësinë e re por dhe për SHBA ,BE që ju japin çertifikatë nderi Dumanëve të SPAK për luftën kundër korrupsionit .Shumë mirë le të dënohen pa hezitim por një pyetje kam po për ata që vrasin dhe kanë vrarë në Gërdec , në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në mes të ditës me diell a ka apo jo ndonjë përgjegjës sipër shëmbull zSalii a duhet të jap llogari ?? Apo prit se akoma nuk po e përgatitim dosjen .Kur deri kur do të tallet drejtësia me ndjenjat e popullit????

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shiheme ne 2037 me BE-ne

                      Kush beson tek drejtesia e re eshte i verber, i manget, ose klon i Saliut. Ndersa BE po pergatit situaten per te mos mbyllur negociatat deri ne 2027. Do vendose kushte per reformen ne drejtesi tjeter te re, me arsyetimin se aktualen e bene amerikanet. BE do na beje nje drejtesi me Argiten ne krye te saj.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje