Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, vala e shkarkimeve mbërrin edhe në Bashkinë e Elbasanit

9 Korrik 2025, 10:30Politika TEMA
Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, vala e shkarkimeve mbërrin edhe

Pas vizitave të befasishme në Bashkinë e Vlorës, Fierit e Durrësit, kryeministri Rama është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bashkinë e Elbasanit.

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e drejtueseve, për t’u lënë vendin njerëzve të rinj, me ide dhe ambicie të reja.

Vizitat e kryeministrit vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.

Mësohet se këtë pasdite kryeministri do të niset drejt Romës, ku do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet me Ukrainën.

Lini një Përgjigje