
Parlamenti Evropian debatoi në Strasburg raportet e progresit për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024, ku faqja më e shndritshme për vendin tonë, është ajo e SPAK.
Marta Kos, Komisionere e Bashkimit Europian për Zgjerim kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket.
“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, tha Marta Kos.
Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë.
“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten.
Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, vijoi Kos.
Kos e mbylli fjalën e saj duke thënë se në kontekstin aktual gjeopolitik, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mbeten një prioritet gjeostrategjik për BE-në.
Të dy raportet e progresit të dy viteve të fundit për vendin tonë do të miratohen gjatë të mërkurës.
Vec Kos, nga te gjitha anet.
Mire e ke ti MARTA KOS,por SPAKU ka filluar te haje ne nje krahe si pune e qenit te PAVLLOVIT,qe ikte ne nje krahepo ai I kishte hequr trurin e vogel keta e kane ne vende por ha majtas,kishim besim te drejtesia e RE,por shikojme qe nuk njelloj te barabarte perpara ligjit kush eshte I forte kush ka para kush ka pushtet nuk I hyne gjemb ne kembe keta pushtetaret qe e katandisen kete vende si te kirruptuar sic kane hyre po dalin dhe po akuzojne drejtesine prokurorve dhe gjyqtareve ju ka hyre frika.
Kos: jeni njisha,mezi presim tju(a) fusim ne Evropi....kemi mijera Mujahedeen birazere tuaj neper evropi qe nuk kemi ku ti cojme,gjsht edhe shume mbeturina kimike qe duan vend strehim. Gezuar Hashurret, se shpejti edhe me bektosh state.....!
SPAK nuk ka deshire te pavaresohet nga Berisha dhe as qe i rruhet fare nga ne apo nga ju nderkombetaret. Rama dhe PS jane komplet apatike qe kjo reforme qe na e shiten si sukses u doli komplet deshtim. Nuk ka asnje lloj ndryshimi, ata gjykates e politikane te korruptuar e ushtare te Berishes qe u larguan u zevendesuan shume shpejt nga te tjere edhe me besnike te tijit.
Vertete SPAk duhet te jete i pavarur ne fushen e tij, dhe te punoje pa u kercenuar. Por kurre se si SPAK, si dhe asnje organizem tjete edhe ne bote nuk mund te jete i pavaruar, sepse cdo organizem qe paguhet me parate e taksave tona duhet medoemos te na sherbeje ne qe e paguajme. Ndryshe ky unstitucion do te shkrihet. Konkretisht, i kerkohet SPAK qe te zbatoje prioritetet e qeverise ne fushen e drejtesise, del dumani e thote ne duam pavaresi, i kerkohet dumanit qe te jape llogari per realizimin e detyrave per te cilat paguhet, dumani del e thote duam pavaresi!!! Nqs dumani kerkon pavaresi le te shkoje ne hene ose mars e te jetoje se bashku me ato qindra SPAK-ista qe e rrethojne. Ketu dumani duhet te beje detyren me nje kembe, e te jape llogari nje me nje per zbatimin e ligjit si dhe per parate qe merr (e qe nuk jane pak per ne). Nuk eshte e nuk duhet te jete asnje institucion mbi popullin (parlamentin), as SPAK, as Kushtetuese e asnje tjeter. Secili nga keto organe kane fushen e tyre te pergjegjesive per te cilen pergjigjen para atyre qe i paguajne.