Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

8 Korrik 2025, 20:02Politika TEMA
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon shkarkimin e gjithë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama në mbarë vendin, po shkakton tërmet në disa bashki. Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të tensionuar dhe me tone të ashpra edhe në Bashkitë e Fierit dhe të Durrësit. Kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve që varen nga dy bashkitë, si dhe të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën.

Në takimin me kryeministrin Rama ishin drejtues institucionesh, drejtorë rajonalë dhe deputetët e qarqeve përkatëse. Fillimisht, Rama u ndal në Fier, ku sipas burimeve iu ka folur drejtorëve me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit, që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar, dhe mosrespektimin e qytetarëve. 

“Ata na kanë vlerësuar me votë, ndaj ky besim duhet përkthyer në respekt ndaj tyre”, ka thënë Rama para drejtorëve të Qarkut Fieri, që i dha 12 mandate deputetësh Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit. Mësohet se largimi i drejtorëve do të bëhet në grup dhe në varësi të performancës së tyre në punë.

Ndryshimet në administratë i paralajmëroi vetë kryeministri, teksa ishte rrugës për në Fier, ku theksoi nevojën për energji të reja dhe qasje më efektive ndaj sfidave urbane.

Kryeministri Edi Rama e nisi aksionin për hapësirat publike me Bashkinë e Vlorës, ku largoi 21 drejtorë dhe iu dha ultimatum bizneseve të heqin barrikadat nga trotuaret. (TCH)

4 Komente

  1. k
    kxp

    Z.Rama nuk ka qytet te Shqiperise ku nuk shikon male me mbetje inerte te ndertimeve qe behen. Shto ketu edhe dysheke e mobilje te vjetra qe u shtohen maleve te plehrave. Nuk ke nevoje te presesh ankesat e publikut,ngri dronin ne cdo bashki e komune dhe i shikon vete me syte e tu. Drejtore qe drejtone vetem nga zyra nuk i duhen kujt.

    Përgjigjjuni
    1. r
      realisti

      Duhej bere me perpara . Drejtor pa asnje kontribut , shikojne nga xhepat.Njerezit vuajne me shume nga korrupsioni ne sherbime . Duhen larguar edhe administratoret e lagjeve ede ata rrine kot, nuk punojne vetem i servilosen kryetares se bashkise.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Futju Fush-Krijes që kan ndertuar mbi trotuare dhe i kan legalizuar. Trotuaret kan qen de gjera prandaj kan perfituar duke ndertuar duke e ngjitur ndertimin me pallatet. Kush i ka lejuar? Dhe me e keqja kush esht ai qen bir qeni qe token e shtetit ja legalizon personit qe e ka ndertuar pa lejë. Veri rruspen ndertesave pa lejë dhe drejtoreve por dhe atyre tek legalizimet.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hehehehe

          Vazhdon shoku se perndryshe Kalkute apo Kandahar do ta kthejne kete vend qe zoti e bekoi kur e vuri aty ku e ane zili shume e shume shtete te tjera, por pangopesia, barbaria dhe sigurisht edhe nivelin i ulet I ca plerave jane gati qe ne Kazan plehrash ta kthejne.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje