“Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu” - Kandidati i PD: Më vodhën kolegët e mi, do i çoj në SPAK

8 Korrik 2025, 19:42Politika TEMA
“Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu” - Kandidati i PD: Më

“Më kanë detyruar që t’i marr procesverbalet e 11 majit dhe 4 korrikut dhe t’i çoj në SPAK”.

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, theksoi se do të shkojë në SPAK për të kërkuar të drejtën e tij dhe për të mësuar se sa vota mori realisht në zgjedhjet e 11 majit.

“Disa na kanë akuzuar neve që kemi kërkuar rinumërimin se po legjitimonim Edi Ramën në farsën zgjedhore; ata të Ramës na thanë që neve po shtyjmë tabelën përfundimtare… Por, neve i kemi bërë një të mirë vendit me rinumërimin sepse ky rinumërim ndërroi një mandat në Fier”, tha Kalaja.

“KAS-i nuk mund të përcaktojë se ku kemi të bëjmë me gabime njerëzore dhe ku me krim zgjedhor. Unë kam marrë përsipër që të shkoj në SPAK dhe të bëj dy kallëzime penale sepse nuk kam rrugë tjetër. 

Kallëzimi i parë do të jetë për hapjen e kutive. Nga rinumërimi kemi diskordancë dhe do i kërkoj që të sqarojë nëse ishte gabim njerëzor apo krim zgjedhor. Po ashtu, do i referoj SPAK-ut çështjen e KAS-it, që ka shpërdoruar detyrën se nuk hapi kutitë e tjera. 

Kur po shikoj që e vërteta ime nuk do të dalë në dritë nga KAS-i, nuk kam rrugë tjetër. Unë nuk e di ende se sa vota kam. Si mundet që disa njerëz të ngrihen e të thonë që unë nuk do e marr vesh se sa vota kam realisht? 

Unë do të ezauroj të gjitha rrugët. Do të shkoj në SPAK për të kërkuar të drejtën time. U vërtetua që ka numërues që kanë futur duart në votat e qytetarëve. 

U vërtetua që mua më janë vjedhur vota, ndërsa ka pasur kandidatë që janë rritur artificialisht me vota, si nga PS dhe si nga PD. Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu…”, shtoi Aulon Kalaja. 

4 Komente

  1. K
    Kalaja e rrenuar

    O pall e kemi nje misioner i derguar nuk kemi nevoje per nje te dyte di ty

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari i Krujes

      Ketij Aullumit i eshte mbushur qypi plot me mut e beson qe ka fituar votat per tu bere deputet , akoma nuk e kupton qe po te ishte i deshirushem Salmuti e kish vene ne liste te sigurte . O Aullum vec sinqeritetit qe thua ty te tradheton surrati . Me ate surrat si kanibal jo vetem i pa deshirushem per krye terroristin Sali haleja po edhe votat nuk i ke fituar se po ti kishi Salkari nuk pertonte te te merrte ne mbrojtje . Pastaj Arjan Ndoja eshte me i vleshem se ty e Kalaja tjeter .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vareja

        O koke vare! Na cave bythen me budallalleqet e tua. Pse perzjen PS ne gojen tende te qelbur kur ty te kane qire grate e shtepise shoket e tu? Ik trus bythen cope budalle.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaçurreli Peqinit

          Misionari PD , eshte hajduti kryesor i zgjedhjeve historikisht . Dhe ne keto zgjedhje nuk mund te rrinte pa bere zanatin e vet . Ai nuk eshte misionar po nje shtrige qe ka trembur deri ne palce Dum Duman e kompani . Presioni i tij liroi nga arresti shtpiak dhenderushin me kapele republike dhe gangsterin e Lozhanit . Politika e tij me teorine "genje , genje se diçka do te mbetet" , po i ecen per bukuri . Ai i po tmerron drejtesise shqiptare dhe e ka kthyer partine Demokratike ne garnizon ushtarak , per mbrojtjen e vet .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje