
Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, i ftuar në ‘Tirana Live’ komentoi zhvillimet e fundit në sferën e drejtësisë, si dhe në valën postzgjedhore të 11 majit. Broci tha se Sali Berisha është i përkëdheluri i drejtësisë dhe duhet të mbajë përgjegjësi për aktin terrorist të 21 janarit.
“Nëse gjyqtarët janë vendimin sipas mendjes së tyre dhe bindjeve partiake dhe jo sipas ligjit, kthehen në varrmihës dhe i bëjnë dëm Shqipërisë. E kanë përkëdhelur dhe mbrojtur Saliun. Frika nuk justifikon mosveprimin nga prokurorë dhe gjyqtarë. Hetimi i 21 janarit është guri i provës që do dëshmojë kurajon dhe integritetin e SPAK. Institucionet duhet të bëjnë transparencë pse po bëhet vonesa në hetimin e aktit terrorist të 21 janarit.
21 janari ka qenë ndër çështjet më të tmerrshme, krimi i ka bërë dëme Shqipërisë. Janë vrarë shumë njerëz dhe qytetarët e thjeshtë duhet të zgjohen nga indiferentizimi. Berisha duhet të përgjigjet për 21 janarin.”
Më tej, Brozi u shpreh se zgjedhjet e 11 majit dëshmuan që është e nevojshme që të ketë një reformë zgjedhore brenda vitit 2025. Më tej, ai sugjeroi se numri i deputetëve në Parlament duhet të ulet në maksimumi 100 persona, proporcionalisht edhe me numrin e popullsisë në vend.
“Zgjedhjet e 11 majit dhe rinumërimi i votave dëshmuan që një reformë e thellë është e domosdoshme dhe duhet të bëhet brenda vitit 2025.
Numri i deputetëve duhet të jetë 80, jo më shumë se 100. Një vend aq i vogël, mendoj se nuk e ka luksin të harxhojë miliona euro për paga shpenzime dhe privilegje të deputetëve. Sistemi zgjedhor ka krijuar një lëm të listave të deputetëve.” / abcnews.al
Ashtu eshte mor Zef Brozi po ku ka gjyqtare e prokuror tek ne nje here bertet Sali Berisha atyre ju shpeton SHURRA lere per 21 janarin qe lene topic njeri tjetrit kane frike,frike nuk kane vetem leket qe marin nga taksat tona sa nje gjyqtare e prokuror ne Amerike,frike nuk kane per ndonje krytare bashkie qe hape rruge apo ndihmone banoret,edhe besimin qe kishim tek DUMANI shkoi ushtare keshtu thoshim nje here e nje kohe.
Fati yne I keq qe prej 2 vjetesh, nuk ka ambassador amerikan. Vetem ai ia leronte Sheqeren Saliut qe nga I dhier deri ne fyt, prape ka nisur te ciceroje. Ekziston edhe frika tjeter se duhet te kete kompromis te heshtur mes tij e Rames, ndryshe keta brekdhjeret e drejtesise nuk do guxonin te heshtnin perpara krimeve te perbindshem te Saliut.
Néné Shqiperi mos ki frike se ke djemte ne Amerike..... Shoku nese do te ndihmoshe vendin eja dhe kontribuo. Si duhet , çfare duhet , e dine te gjithe , une i ulur ne kolltuke per 5 minutes e gjeje zgjidhjen e paqes ne bote.... Shqiperia sot nuk eshte si ne 1996 kur komunisti vrases Berrisha dinte te eleminonte Nese do vertete te vendosesh nje tulle ne sistemin e drejtesise je i mirepritur ne te kundert mbylle nevojtoren...