"Berisha më përplasi derën në fytyrë" - Dashnor Sula: Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestat e tij

29 Nëntor 2025, 09:12Politika TEMA
"Berisha më përplasi derën në fytyrë" -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se pavarësisht se kishte fituar primaret në qarkun e Elbasanit dhe ishte në kulmin e aktivitetit të tij politik, ai u përjashtua nga listat për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se dëshira e tij ishte që të futej edhe në listën e hapur për të treguar fuqinë e tij politike brenda partisë.

"Aty ka përfunduar çdo gjë dhe mua m’u mbyll dera e shtëpisë, ku unë isha prej shumë vitesh dhe mu përplas dera në fytyrë nga Berisha. Berisha ka thënë kujt si pëlqen kjo shtëpi mund të ketë shtëpi më vete. Partia Demokratike edhe të tjera janë si një shoqëri aksionere që ke aksionet e tua, kontributet e tua dhe nëse nuk respektohen këto nuk ka rregulla loje.

Unë isha në kulmin tim politikë sepse në qarkun Elbasan fitova primaret dhe u hodha në rrugë dhe s’më vunë as në listë të hapur për të kandiduar. Unë doja të isha edhe në listë të hapur për të mbledhur vota dhe për t’i treguar Berishën kjo është fuqia ime këto janë votat që kam unë. Dhe pastaj u katandisën me aq mandate sa s’ka bërë vaki ndonjëherë", tha ai në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Sula mohoi se ai mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është Sali Berisha.

"Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër, se kjo do të ishte e kuptueshme. Sa kohë do të jetë Berisha atje, unë nuk mund të jem më në atë parti. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë, pasi mori pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret", tha ai.

Teksa u ndal tek protestat që po zhvillon PD para Kryeministrisë, Sula tha se pjesëmarrja është e ulët pasi Berishës nuk i shkon më njeri nga pas. Ish-deputeti ka ironziuar duke thënë se më shumë njerëz mblidhen në një dasmë se në protestat e PD.

"Mirë votat i vjedh Rama po ata njerëzit që vijnë tek foltorja kush i vjedh. Ja merr Rama? Berisha nuk mbledh dot as sa për një dasmë. Edhe në një dasmë shkojnë më shumë njerëz. Nuk i vijnë njerëzit atij, nuk e ndjekin më, sepse ata e dinë për çfarë bëhet ajo foltore. Për çfarë do të vijë tjetri nga pas kur e di që ti je i humbur. Unë vlerësojë çdo kontribut të çdo demokrati të thjesht, por një parti duhet që të këtë njerëz që frymëzojnë, me kontribute dhe njerëz që dinë të flasin", tha ai.

12 Komente

  1. B
    BESFORD KALLOJER FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA

    O Dash Sula o Dash pula po tani tē erdhi goja o memec. Po ku ishe ti deri dije pse nuk fole e tē kritikoje e tē luftoje pēr demokracin e vērtet po tani qē ngele pa llokēm lef pa pushim o Dash KARRI im.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dash Sula kujton se mund te ushqehet me llomotitje

      Dash Sula, nje komunist i thekur, haron nga doli e kush e futi ne PD-ne e spiuneve te sigurimit.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dashi pa koqe

      Ok Dashi pa koqe. Ty tu mbyll dera dhe nuk je aspak i gëzuar që ke që 30 vjet që vegjeton në PD. Tani hajde dhe qaju tek Merua pthuuuuuu

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhimi

        Report tv nuk e ka Merua

        Përgjigjjuni
      2. J
        JETA VAZHDON .

        SULA, NGUSHẼLLIME PER PD-nẽ.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albi

          Jo Dashi por te gjithe ata qe abuzojne me numrat e dine Fort mire se Berisha i mbledh po qe nevoja edhe 200 edhe dy mije, edhe dyzetmije DASMORE.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Po mor debil. i paguan sic pagoi ata ne Air Albania po dhe ate tani se ben dot se me sa duke i firuan 8 milion usd dhe tani familja non grata nuk i lejon harxhime te kota se parate dhe mbarojne.

            Përgjigjjuni
          2. A
            ALBI DUDUKUT .

            ALBI TE ARDHTE GJẼMA, BERISHẼN E NGRẼNTẼ TẼNJA.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tatjana

              Dashi ka folur gjithe kohen por nuk ka rendesi flet apo nuk flet kur nuk te degjon njeri. PD ta kishte per nder qe Dash Sulen ta kishte deputet. Le te mbaje Gaz Bardhin, shoqen Gaze, se shume shume do t’i beje per te qeshur kur ta talle Zeqineja.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te dy nje mute ! njeri me mute se tjetri

                Si njeri si tjetri , njeri me kriminel se tjetri... Askush deri me sote nga keta ish Diktatore spiune komuniste serb dhe ruse , nuk ka punuar dhe te mendoje per secilin shqiptare ! por vetem per vete dhe familiet e tyre dhe rrethin e tyre te ngushte per ti mbrojtur me vota....ketu e 35 vite krimet dihen tani se cfare krimesh i kane bere secilit shqiptare dhe shkaterimin e !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te dy nje mute ! njeri me mute se tjetri

                  Si njeri si tjetri , njeri me kriminel se tjetri... Askush deri me sote nga keta ish Diktatore spiune komuniste serb dhe ruse , nuk ka punuar dhe te mendoje per secilin shqiptare ! por vetem per vete dhe familiet e tyre dhe rrethin e tyre te ngushte per ti mbrojtur me vota....ketu e 35 vite krimet dihen tani se cfare krimesh i kane bere secilit shqiptare dhe shkaterimin e !

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrat Socialist

                    Eshte një gazete e quajtur SOT, qe cdo dite nxjerr në te gjithë artikujt vetem Salën, sikur ky do rregulloi Shqipërinë, po keshtu jep shkrime te një pseudo analisti Robert Papa, ku nuk lë gjë pa thënë kundra Ramës, do arrestohet sot, do arrestohet neser, jo Megonigal, jo Balluku dhe kjo paçavure gazete nuk e kuptoj propagandën qe ben e kujt i shërben

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje