“Berisha & Meta janë si Rrapush Xhaferri”, Fatmir Xhafaj: Këlliçi është ‘viktimë’ e tyre!

9 Maj 2023, 09:25Politika TEMA

“Berisha & Meta janë si Rrapush Xhaferri”, Fatmir Xhafaj:

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, premtimet për transport falas të kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi i ka krahasuar me firmat piramidale.

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Xhafaj shprehet se opozita po bën premtime pa doganë, ndërsa krerëve të saj iu referohet si Rapush Xhaferi.

“Ka qenë para shume kohësh ajo koha e Sudes e, ka qenë nje Rapush Xhaferi. Këta të gjithë janë pak si Rapush Xhaferi, por Rapushi ishte më i mirë se të paktën premtonte e hidhte para përpjetë, kurse këta hedhin pisllëkun përpjete. 

Edhe këta premtojnë pa doganë, por edhe në mënyrë të pistë, në kuptimin edhe nga pikëpamja kanë një fushatë shumë fushate negativiste, sidomos Sali Berisha, viktimë e të cilit ra edhe Belindi me gjestin që bëri me gishtat”, tha ai.

Lidhur me rivalin e Erion Veliajt për Tiranën, Belind Këlliçi, deputeti i PS shprehet se ai ka vënë imazhin e tij në dispozicon të dy njerëzve që janë e keqja e këtij vendi.

“Unë nuk e di se çfarë mendon kandidati i Ilirit dhe Saliut,  une di të them që nuk besoj se ka njeri me pak mend dhe jo vetëm me sondazhe, por që jeton në Tiranë qe t’a shohë atë fitues. Unë nuk mund të jap një percaktim per atë individualisht, padyshim ai eshte nje djalë i ri është në fillimet e karrierës së tij politike, por ai ka gjetur rrugën e gabuar. 

Ai ka vënë imazhin e tij ne dispozicion të dy njerëzve që nuk janë thjesht e vjetra në këtë vend, janë keqja në këtë vend dhe i ka vënë një minus të madh karrierës së tij politike”, deklaron Xhafaj.

Në të njëtën kohë, Xhafaj shton se Veliaj nuk ka rival potencial në këto zgjedhje, ndaj fitorja është e sigurt.

1 Komente

  1. j
    jo jo jp jo fatmiri

    e keni gabim , jo e kisha ne lidhje me Krricin ,qe ti e shikon si Viktime .gjynaf lere belon te jetoj . cfar te beri aman e ! ai eshte ne rrugen e duhur me u bo gomare ,sa te gjej diplomen -ee me fal samarin dhe shikon ti si mer revan rrugeve te tiranes ai. gjithcka i keni falas nga Krriqi esmer.ndersa sa i takon Ciftit te Dashuruar mbas Tradhetise dhe Kurverise Politike , ataaaaaa jane tamam si Xhafi ,madje me keq .gjynah qe i kursehet ai koqe plumi Esadisteve ,ndyrshe Shqiperia nuk ndryshon . babalen e ke takuar ndonjiher ? po ai si eshte me shendet mir ? epo mir shyqyr .secili ne stanin e vet .tagji ka plot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje