Kuvendi i ka ndërprerë Sali Berishës rimbursimin për karburantin dhe telefonin. Në një përgjigje për A2 CNN, Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelimit.
“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023.”
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla duket se e ka lexuar germë për germë vendimin e Gjykatës, e cila krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar Berishës edhe komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.
Kësisoj, kufizimet e të drejtave të Berishës duket se i ka përkthyer në benefite për Kuvendin duke kursyer rreth 30 mijë lekë nga shpenzimet për karburant dhe 17 mijë lekë për rimbursim telefoni që më parë i paguheshin deputetit.
Me apo pa rimbursim, Sali Berisha nga ana e tij nuk duket se do të ndalojë ndonjëherë komunikimin, ku që prej datës 2 janar, qoftë në daljet publike qoftë nga ballkoni i shtëpisë, apo ajo virtuale në protestën e 20 shkurtit, vijon të japë mesazhet për qytetarët.
A i paskan vrare barkun......
Ore keta te Spakut tallen me popullin akoma ,kane frike nga Sali haleja veri ore hekurat ngjishe brenda se jo Sali muti po edhe mbeshtetesit e ati bajge nuk kane c’fare te bejne u pa dje se sa mbeshtetje ka nje kriminel qe duhet varur ne mes te sheshit .
Qesharake.Ai po tallet me një Shqipëri të tërë ata na paskan prerë dietat.Ska më turp kur leckamanët shkojnë me pranga dhe ky krimineë shkon me makina llukzoze.Kjo duket që është lojë për të mbyllur gojët e popullit që të thonë ja e kemi mbyllur në shtëpi...Atij duhet ti shtypet koka me vrare dhe jo të na mbaj[ fjalime nga ballkoni dhe gruaja,çupa e djali kapardisen para kamerave duke na thënë:çna hani munë!!!!
Kjo eshte çudia e ketij porllamenti . Ligjet i ka bere per interes te deputeteve se lodhen shume per kete milet , me shfaqjet qe japin çdo jave ne sallen e parlamentit . Saliu i arrestuar per hajdutlliqe dhe ligji i Lindites i paguan rrogen dhe mburret e thote qe nuk i dha dietat dhe shpenzimet telefonike . Prandaj luftojne e zihen si qente me njeri tjetrin , pa piken e personalitetit , per ato te shkreta leke . Pastaj te tjerat vijne me vone . Ketu fshihen gjithe veprimet e ndryshme qe bejne deputetet te ketij porllamenti , per te siguruar nje karrike per 2025 .
POPULL TOTALISHT I MARUM… I MERITOJME KETA BIRBO, QE PASI JANE MAJMUR ME DJERSEN E GJAKUN TONE, TALLIN DHE TRAPIN ME NE….