"O më lironi o s’ka", Frrok Çupi: Berisha e deklaroi se protestuesit janë mbledhur për hallin e tij, Rithemelimi do ta dëgjojë përjetë ish kryeministrin

21 Shkurt 2024, 11:48Politika TEMA
"O më lironi o s’ka", Frrok Çupi: Berisha e deklaroi

Analisti Frrok Çupi komentoi fjalimin virtual të Sali Berishës në protestën e thirrur prej tij para Kryeministrisë.

I ftuar në “Special Report” , ai tha se Berisha deklaroi përfundimisht se protestuesit janë mbledhur për hallin e tij ndërsa shtoi se Rithemelimi do ta dëgjojë përjetë atë.

Siç shtoi analisti, kjo është hera e parë në vend që një i burgosur flet virtualisht me mbështetësit e tij, gjë që dëshmon nivelin e lirisë së tij.

“Ka dy momente. E para ajo që thamë se ai përfundimisht e tha jemi mbledhur për burgun tim dhe o më lironi o s’ka.

E dyta, u konsakërua pozita e Ritemelimit që do ta dëgjojë Berishën përjetë nga ballkoni dhe s’ka për ta pasur atje brenda vetes.

E treta, se e gjitha kjo bashkimi i PD-së sipas tij, është një farsë. Ai grupim nuk është as parti, as bashkim dhe as një organizatë politike që të jetë e besueshme.

Për herë të parë konstatohet në Shqipëri, ndoshta dhe në Evropë, që një i burgosuri fletvirtualisht përpara mbështetësve të tij të ashtuquajtur politik. Asnjëherë nuk ka ndodhur dhe kjo dëshmon për nivelin e lirisë”, u shpreh analisti.

3 Komente

  1. S
    Shko

    Ky bastard krimi duhet zhduket sa me pare...ku shkojne keta budallenj mbrapa? Nuk e kuptojne?ose jane si non gratat,ose kane vjedh bashke,ose jane antishqiptare kunder Spak,dhe USA..

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doli Sala n'penxhere .....

      Tv i familjes Berrisha e filloje me 90 shikues protesten dhe ne kohen kur Berrisha fliste kaloi ne 1090 shikues eshte nje vdekje per se gjalli Pamvarsisht sherbetorve te non grates duke filluar nga Fevziu qe mundoheshin ta paraqisnin protesten te madhe atje nuk ishin as 2500 te ardhur nga katundet fiasko torale 46 deputet munden te therrisnin sa gjysma e votuesve per nje deputet haaaaa

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realpolitika

        Të gjithë protestuesit e djeshëm u financuan me lekët e vjedhura të non gratës të Zenit e Jamarbërit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje