Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS ditën e sotme në orën 17:30. Takimi do të zhvillohet online.
Ndërkohë, krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Pargjithshëm i PS, Blendi Klosi, përmes një njoftimi.
Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama me fokus organizimin dhe në datën 16 mars në Durrës, pritet të mbahet mbledhja e radhës e Asamblesë.
“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Lini një Përgjigje