Protesta e Rithemelimit, ish-kreu i PD-së në Kukës: E vogël, s’mund të bëhesha lolo e të shkoja kur më thërret Bardhi

21 Shkurt 2024, 09:57Politika TEMA
Protesta e Rithemelimit, ish-kreu i PD-së në Kukës: E vogël,

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi e cilësoi protestën e Rithemelimit si të vogël duke u shprehur se nuk pranonte të bëhej pjesë e një organizimi të tillë. 

“Protesta ishte kundër Edi Ramës. Ajo thirrja “o sot o kurrë” si duhet përkthyer? Berisha ka filluar gënjen demokratët në mënyrë sistematike duke u thënë hajde të mblidhemi se do bëjmë namin.

Sesi do rrëzohet Edi Rama me një protestë, nuk e kuptoj si mund të ndodhë. Është pyetje për ata njerëz.

Mund të quhet protestë e madhe duke parë derexhenë ku kishte rënë opozitë. Por në kushte normale kjo është protestë e vogël. Nuk mund të bëhem unë lolo e të shkoj kur më thërret Gazment Bardhi në protestë”- tha Elezi.

2 Komente

  1. U
    Usa

    Gjithmone ka genjyer Legjenda e krimit...tani kuptuat? Bertet o sot me nxirni nga kafazi o kurre...se u cmenda!..

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genjeshtare i papare plaku me Mere me shoke

      Ti paske qene i mencem qe nuk shkove po nuk iken keto sorrat e vjetra nk ka parti demokratike te gjithe jane njesoj mjere populli i genjyer qe ju shkon mbrapa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje