“Opozita ka iluzionin e Berishës në ‘ishull'”, Minxhozi: Lufton për listën e deputetëve. E di që qeverisja e Ramës do tejkalojë 2025-ën

21 Shkurt 2024, 09:41Politika TEMA
“Opozita ka iluzionin e Berishës në ‘ishull'”,

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se deputetët opozitarë kanë iluzionin e Sali Berishës që tashmë ndodhet i izoluar.

Minxhozi theksoi se opozita lufton për karrigen e deputetit, teksa shtoi se opozita e ka marrë të mirëqenë faktin se qeverisja e Ramës do kalojë 2025-ën.

“Këta kanë një iluzionin e atij që është i izoluar në ishull dhe që i jep vetes në çdo ditë të javës nga një post. Një ditë bëhet mbret, një ditë princ, një ditë ministër, kryeministër por ama është vetëm në ishull.

Këta jetojnë në një univers të tyrin që quhet Rithemelim, duke hequr Bashën se është tipologji tjetër problemi. Këta e kanë ulur stekën tek mandati i deputetit, këta presin doktorin që të bëjë lojën e madhe.

Duhet të bëjmë paktin e fjalës dhe të gjejmë kush është loja e Berishës. A luan dot më lojë të madhe Berisha?Këta persona kërkojnë kaq pak nga jeta politike dhe e kanë marrë të mirëqenë se qeverisja e majtë e Ramës do të shkojë përtej kapëcyellit elektoral të vitit 2025, një moment ku jam i bindur se elita 30 vjeçare, përveç Ramës për shkak se mund të jetë fituesi i atyre zgjedhjeve, do t’i bëjë një pyetje të madhe ekzistenciale vetes së vet: A ia vlen të vazhdojmë?

Do të ketë ndryshime të rënda dhe të thella. Rama do të ketë dhjamin e fituesit. I rikthehem enumeracionit që bëmë herët e fundit, që do të mbyllet kodi zgjedhor, do të shkojnë në zgjedhje dhe do të dalë rezultati. Do të dihet fituesi dhe humbësi.

Fituesi do të rrijë aty ku është dhe humbësi do t’i bëjë një pyetje të madhe vetes: Çfarë do të bëj me humbjen time. Sepse në këta janë dakord të rrinë deri në 2029 deputetë, oser të shohin se kur doktori do të lëshojë zyrën që njëri prej tyre të futet brenda. Lufta është për listën e deputetëve.”, u shpreh Minxhozi në emisionin “Real Story”. 

2 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Dihet që sali maloku dhe të tijt do t’i humbasin zgjedhjet e 2025,por përsëri maloku do thotë se Edi Rama na i vodhi zgjedhjet.Humbsit nuk kanë alibi për humbjen.Foltorja nuk është PD,por një turmë e vogël laramane pa një program,sepse është pa identitet.Populli nuk i beson saliut dhe larove si mul noka,salianj dhe bardhishka.Këta laro u bashkuan me saliun vetëm për një vënd në parlament,por edhe atë nuk e kanë të sigurt sepse maloku nuk e harron çfarë kanë thënë për të.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Kur do vije ajo kohe qe SH.B.A-ja zoti Minxhozi te zevendesoje Turqine ne Investime? Une di qe Miku ne kohe te veshtira duket. Apo jok? A re fukarenj! Kini mbaruar. Qe kur you ndau nga Greqia si nje Pashallek turk Perendimi "I Krishtere" dge tall Menderen me nje State te Degjeneruar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje