Protesta greke e Sali Berishës!

20 Shkurt 2024, 20:20Politika TEMA
Protesta greke e Sali Berishës!

Nga Ylli Pata

Ajo që ishte shpallur sot, u konsiderua protestë. E një e tillë ka një kauzë, një logjikë, një strategji e një agjendë. Një protestë, mund të jetë edhe e ashpër, duke ndaluar që të miratohet apo vijohet një vendim apo aksion i qeverisë.

Kjo protestë nuk ka pasur asnjë axhendë për të ndaluar ndonjë vendim të qeverisë, përveç një aspekti, asaj që kjo qeveri ka me qeverinë e Greqisë në rastin Beleri.

Pavarësisht nga çfarë thuhet, protesta e sotme, kishte parullën kryesore atë për Fredi Belerin, në ngjyrën e flamurit grek, ndërkohë që Edi Rama ishte në Ankara, në takim me presidentin e Turqisë.

Ishte kjo realisht sllogani më i rëndësishëm, pasi të gjitha të tjerat ishin logjikëe përsëritur e një zhvillimi kaotik.

Një protestë e 20 shkurtit nuk pati asnjë simbolikë për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, një protestë për të drejtat e një opozite që nuk i ka instrumentet e kontrollit ndaj mazhorancës dhe qeverisë, nuk i pati ankesat, kërkesat apo alternativat për të fituar të drejtat.

Dikur, një opozitë kërkoi vetëm hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, aty ku ndodhen listat, emrat, apo edhe numrat e dokumenteve të identifikimit. Ishte një qeveri dikur, që për të treguar se është e fortë, i dogji publikisht në transmetim live këto dokumente.

Sali Berisha tha disa herë që familja e tij është Partia Demokratike, apo Partia Demokratike është familja e tij.

Kjo nuk është e re, gjithmonë Berisha e ka konsideruar PD si pjesë tribale e tij, por thelbi i sotëm është mesazhi kontravers ndaj Edi Ramës i cili ishte në vizitë zyrtare në Turqi.

Duke i dhënë mesazhin grek, në kontekstin e Fredi Belerit. Realisht, ky është dueli real mes politikës shqiptare, edhe pse dramatik por i vërtetë. Një logjikë pa lidhje të një zhvillimi politik përplasës mes Athinës dhe Ankarasë.

Asnjë element kjo protestë nuk pati në lidhje me simbolikën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Por pati një përplasje, jashtë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, por në lidhje me njerëzit që ata kanë patur si adresë me zhvillimet e reja. Siç thoshte dikush Enveri ca me UDB-në e ca me KGB-në.

E në fakt Lulzim Basha kishte shumë të drejtë që sot kërkoi hapjen e dosjeve ruse e jugosllave, ku ka marrë edhe mallkimin më të madh, pasi pritet që të trondisë gjithçka.

12 Komente

  1. S
    Shko

    Fuck non gratave

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Berisha krimineli I Ben te gjitha, me grekun, me islamiket, kunder Rambujese, kunder shqiotareve te A. Ahmetit, kunder UCK dhe Thacit! Kunder Blinkenit! Po I shkurtohet litari, si shefi I tij EH do te perfundoj.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko

        Mallkimin,si më dosjen e i Ilir Metës!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Daullxhiu

          Turp.more legena gjakprishur qe dilni ne shesh per antishqiptarin sali haleja

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkldrani-Belgjike

            Viçidoli and co në afrike ti çojnë bashk me beleris dhe mos harrojn janullatosin.

            Përgjigjjuni
            1. l
              lypsi23

              Sali Berisha ky trathtare i shqiperise duhet te jete i paligjshem ne Shqiperi, keta idiote per mua qe shkojne pas keti renegati nuk jane gje tjeter ne shpirt te njenjte me te..

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha

                Ata kara me qe mbajnë banderolën, e dinë se çfarë shkruan aty?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Palikaris

                  Shife mor sa bukur e kan shkru fredis beleris hahahaha te pagdhendur do ngelen gjithe jetes

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nardi

                    Himara zgjodhi një chose një kriminel anti Shqiptarë.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kujtimi i Arsen Gjinit

                      U harrua Arsen Gjini i shkrete, ushtari qe vran greket bashke me tradhetarin Fredi Beleri ne 1994 kur sulmuan posten e kufirit ne Peshkepi. Nonat ne pidh pdistave edhe gjith atyre qe i shkojn sales mbrapa.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Saranda

                        Deri ketu ka shku antishqiptarizmi i Berishes. I ka rene maska perfundimisht. Qelbesira Berisha nxori dje hapur bandat evorioleshit dhe Flamur Noken e UDBse. Turma e bastardve ne mes te Tiranes e ne mes te shqiptarise guxuan te shfaqin hapur banderollen antishqiptare per bastardin Bejler.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Albani

                          A ka mbete ndonje me gjak shqiptari ne trojet shqiptare.Sali Berisha pa diskutim eshte kryetradhetari,Edi Rama bene aleance me serbomaqedonet per boten serbe,Albin Kurti me primitivizmin e tije hasmeron ShBA dhe BE kundra Kosoves,lufton me te gjitha mjetet UQK dhe posaqerisht kreret e saje.KU SHKOJNE SHQIPTARET NE KETE SHEKULL?do pyeste cdo njeri.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje