Kryeministri Edi Rama ka renditur 3 aspekte kryesore, sipas tij, që populli shqiptar, Shqipëria e Kosova nuk i harrojnë dot ndaj Turqisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Erdogan nga Turqia, Kryeministri Rama përmendi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Turqia, dhe ndihmën që shteti turk ofroi për Shqipërinë gjatë tërmetit vdekjesprurës të 26 Nëntorit 2019 dhe sigurimin e vaksinave gjatë pandemisë Covid-19.
“Unë nuk mund të mos e bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë bast për spitalin (e Fierit), se bastet në Turqi janë të ndaluar me ligj kurse në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju kam thënë që bast nuk vë dot por juve keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë, u tha u bë. Dhe ai spital ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizorë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falenderoj edhe publikisht për mikëpritjen dhe dua të them që sa herë që flitet në këtë nivel për marrëdhënien me Turqinë, Shqipëria, Kosova nuk mund të harrojnë dot 3 gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare për sot dhe për nesër:
E para, falë jush Kosova u njoh si republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli Pavarësinë.
E dyta, kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rënda, ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm dhe ndërmorët iniciativë publike për filimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja.
E treta, kur Shqipëria bashkë me popujt e tjerë të rajonit tonë u ndjenë si peshku pa ujë në momentin kur bota u godit nga coronavirusi, dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizioneve europiane fillimin e vaksinimit në Europë, nëse nuk do ishte Turqia dhe nëse nuk do ishit ju personalisht kush e di se sa njerëz do kishin humbur jetën. Dhe këto janë 3 momente mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen dot kurrë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Rama vlerësoi si shembull të bashkëpunimit Spitalin Memorial të Fierit që u ndërtua nga Turqia pak vite më parë, ku krahas mjekëve shqiptarë punojnë edhe mjekët turq.
“Pastaj ka shumnë për të thënë. Përtej ngritjes së spitalit në kohë rekord, nuk është i vetmi rekord në këto punë publike mesa unë di. Ajo që është ende më e rëndësishme është se sot ai spital është një pikë referimi gjithmonë e më e dëshiruar për qytetarët shqiptarë në nevojë për kurim dhe është një pasqyrë e një bashkëpunimi që vazhdon me një skuadër të përbashkët mjekësh, ashtu sikundër është edhe pararoja e një transformimi të mëtejshëm të sistemit tonë të shëndetësisë sepse falë eksperiencës që është botërisht e njohur si sukses të Turiqsë në transformimin e sistemit shëndetësor dhe që tek përcjellin një grup menaxherësh, aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore që është një tjetër reformë e sistemit tonë shëndetësor dhe që ne jemi besimplotë që do të çojë sistemin në një nivel të ri”.
Kryeministri bëri me dije se po punohet për të sjellë në Tiranë Universitetin Teknik të Stambollit.
“Mezi presim që të materializohet projekti që do të sjellë Universitetin Teknik të Stamboillit në Tiranë, një xhevahir i ekselencës turke në arsim, i mirënjohur botërisht, që do u japë mundësi studentëve që të aksesojnë një universitet të një niveli botëror”.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë edhe në fushën e mbrojtjes, ardhjen e turistëve turq në vendin tonë dhe investimet turke.
“Kemi bërë progres dhe jemi vullnetplotë për të bërë edhe më shumë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Jam shumë i kënaqur që vitin e shkuar numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Ne shohim një potencial shumë të madh edhe në këtë aspekt.
Investimet turke janë të mirëseardhura, kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë Eurove, por potenciali është për shumë më tepër. Volumin tregtar duhet ta ngremë mbi 1 miliard Euro dhe këtu do ishte mirë t’ju propozoja të vinim bast.
Faleminderit shumë edhe për lejet e drejtimit që juve i miratuat”.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, luftën në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesmë mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Sa i përket kësaj të fundit, Kryeministri Rama vlerësoi se zgjidhja përfundimtare me dy shtete duhet të ketë garantor përveç 5 vendeve arabe, edhe Turqinë.
“Përtej të gjitha këtyre, si gjithmonë ka qenë nder të dëgjoja presidentin për opinionet e tij mbi rajonin, por edhe mbi situatën në zonat e konflikteve që kanë trazuar gjithë botën. E kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dëshirën e tij që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta.
Kemi ndarë me Presidentin edhe opinionet mbi konfliktin në Ukrainë. E kam informuar që në ditët e ardhshme në Tiranë së bashku me presidentin Zelensky do zhvillojmë një samit të vendeve të Europës Juglindore ku dhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që për shkak të axhendës, presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhje direkte nga zyra e tij me një mesazh.
Ndajmë dhimbjen dhe shqetësimin për atë që po ndodh në Gaza. Ne jemi të bindur që është koha për një armëpushim i cili duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe për Izraelin vetë së bashku me 5 vendet e tjera; Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Egjiptin. Nëse ne ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e dy shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci është kaq e madhe saqë pa të do të jetë e pamundur që të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”.
Në vizitën zyrtare në Turqi, Kryeministri Rama u prit me ceremoni madhështore, ndërsa mes tij dhe presidentit Erdogan u nënshkruan një sërë marrëveshjesh.
Kur rilindasit luftonin ne Stamboll per arsimin shqip, babagjyqerit e ketij mongolit i helminin e i burgosnin, .... E kishe nisur mire me perendimin... Tani sikur s'ka kuptim qe sportin na e sjell nga Britania e Spanja dhe arsimin nga Turqinia...
Jorgo, arti i politikes eshte te besh edhe lajka kur te duhet. Ai nuk ka vajtur te bej lufte me shpate.
Citjonezi sharrlaton i pacipe,harrove me kryesoren: pa spermen (shkerdhimin e Hanemeve stergjyshet e Xhufit) e nizameve te sullton Muratit na bet dhurat/peshqesh 3,5mln koke tourkoshqipfoles m'Albanistan....
Po ke te kujtoj o bythqir i Janulles ???? Janullen qe mbushi Shqiperine me kisha ??? Dhe vareza pushtuesish ??? Dhate gje ju bythqira per corona 19 ?? Ndihmuat gje ?? Ne Janine u kerkonit shqiptereve qe nuk kishin a.m.k.a. para kash ...o qelbesire .....Bete ndonje shtepi vorfnore apo spital ??? O pederast i diplomuar , o bythqir i rendomte , eshte ceshte Turqia , ndihmoi aq sa kish mundesi , po greku ???? Cti bej atij Sali Berishes qe solli Janullen dhe Metes qe e beri shqipter po ju ishit te gjithe matane kufirit o gabel
Por Rama,qe nuk ka as bese as fe,vec karriges se tij, e cila e ben kete te fundit ,te marre pozicionin e nje labili,qe ben sikur nuk shef dhe ndjen,qe ai dhe qeveria qe ka marre nga pas, ka perpara,nje diktator sulltanor islamist,qe se fundi i ftoi dhe i perqafoi terroristet e Hamasit ne Turqi,Dhe si i tille cdo ´´dhurate´´,erdogani,ka qene nje marshim me tutje,per tu ndjere ky vend europian,si vilajet i dikurshem turk.
Harrove te falenderosh se fale Turqis ne hame Hallve
Kozi falenderoje ti per hallven dhe mos haro ...... edhe per bythen ...fale atyre qe i bien bythes ty Kozi tu sherua muaselli ...e kenaqe bythen ....