Protesta, Minxhozi: Janë pakicë. Nuk ofrojnë zgjidhje brenda institucioneve. Zheji: Brenda Foltores po luhet një betejë e fortë

20 Shkurt 2024, 21:50Politika TEMA
Protesta, Minxhozi: Janë pakicë. Nuk ofrojnë zgjidhje brenda

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Foltorja ishte e bashkuar në protestën e zhvilluar këtë të martë, përpara godinës së Kryeministrisë, por megjithatë, nuk ofron zgjidhje brenda institucioneve.

N1ë emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Foltorja duhet të thotë se çfarë zgjidhje ka për t’u rikthyer si parti sfidante.

Skënder Minxhozi: Ndodhemi në vitin e 11-të dhe më duhet ta nënvizoj që këta zotërinj ndodhen në pakicë. Këta kreun e kanë në arrest shtëpie. Ne, zgjidhjen do ta gjejmë te rruga, zgjidhja më e afërt ishte 20 shkurti, kështu u pompua dhe kështu u shit. Këta nuk ofrojnë më zgjidhje brenda institucioneve.

Parlamentin nuk e quajnë, presidentin nuk e quajnë, ambasadorët janë të korruptuar. Këta njerëz duhet të na thonë se çfarë zgjidhje kanë për t’u rikthyer në pushtet si parti sfidante. Sot, opozita, na u paraqit e bashkuar.

Ndërsa analisti Artur Zheji shtoi se brenda Foltores po luhet një betejë e fortë.

Artur Zheji: Luhet një betejë e fortë për karrierë politike brenda Foltores.

6 Komente

  1. Z
    Zhaku i pamposhtur

    Kjo opozitë nuk prodhon asgjë,sepse në keto 11 vjet nuk ka shpalos vlerat pozitive nese ka, atje ku duhet,atje ku thote kushtetuta dhe pluralizmi që kemi pranuar,pra në parlament dhe në mënyrë institucionale . Por çfar ka bërë në fakt..!? Opozita ka qëndruar më shumë jashtë ‘me molotovë’ në duar për të ‘rrëzuar’ Ramën dhe për të ardhur në pushtet në mënyrë revolucionare,me të cilat rrezohen sistemet dhe jo në mënyrë demokratike siç duhet të jetë një rotacion,duke garuar brenda rregullave të lojes qe percakton kushtetuta brenda nje sistemi te ri demokratik pluralist që kemi përqafuar. Do dëshironim që opozita të ishte serioze,kostruktive dhe legjitime,pra institucionale dhe të shpaloste debat të fortë brenda salles së parlamentit,por kjo jo vetem që s’ka ndodhur,përkundrazi opozita është aq banale dhe qesharake,sa po na tremb,se ne duam opozite te forte që t’a meritojë pushtetin nga njëra anë dhe nga ana tjetër situata e saj e dobët dhe e pashpresë,rrezikon të degradojë një qeveri në autokratike kur qëndron gjatë në pushtet ,deri aty sa mund të jet nje rrezik i ri për instalimin e një pushteti absolut dhe autoritarist.

    1. D
      Dursakja

      Foltorja ka ikur nga lista e të gjallëve. Të shohim se cila organizatë politike serioze do t'i jap zgjidhje problemeve të shumta të shoqërisë shqiptare të akumuluar prej dekadash. Një organizatë politike të ngritur nga intelektualë të zgjuar dhe të ndershëm që do të besimin tek opinioni publik mund ti bëj ballë kësaj detyre shumë të vështirë dhe patriotike. Këto janë heronj të kohës sonë! Këto prijës kërkon populli në këto momente të vështira historike. Dhe këtij vendi nuk i kanë munguar të tillë burra legjendarë. Qoftë sa më e gëzuar e ardhmja, e bekuar për të gjithë!

      1. U
        Usa

        Jane bajga..te gjithe te skaduar...jane konsumu disa here...brezi ri..duhet ideologji e re...jo me pallavrat e gerdalles krimit...rrofte U S A

        1. S
          Shpend

          Brenda foltores po luftohet ne heshtje midis tre grupimeve. Grupi pare eshte Flamuri pa shkop me Albane e co, grupi i dyte eshte Gazi i Kavajes me Salianje e co dhe grupi i trete jane femijet e Saliut , por dhe keta ne lufte midis vedit per vendin e pare.Mitingu"madheshtor" u be me pjesmarjen e nje numri te kufizuar pjesmarresish aq sa mund te marre brenda stadiumi "Selman Stermasi" ne kohen kur quhej stadiumi "Dinamo" . Prisni se nuk keni pare gje akoma .

          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Kjo opozitë prodhon vetëm simptomat e gripit, të infektuarit nuk paraqitin rrezikshmëri për Pandemi !

            1. A
              Arbeni

              Kjo është opozita më e shkalafitur e cila po ikën në drejtim të paditur.Tek kjo opozitë jo serioze me deputet vagabond që bllokojnë punimet e kuvendit dhe ngjiten si majmun dritareve e portës së selisë së kuvendit populli nuk ka besim tek ta prandaj edhe nuk do t’i votoj,por do t’i ler në opozitë për një kohë të gjatë.

              Lini një Përgjigje