Lulzim Basha: Skandaloze, Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar

21 Shkurt 2024, 11:20Politika TEMA
Lulzim Basha: Skandaloze, Amnistia Penale po përdoret për të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklarar se Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar.

“Është skandaloze të përdorësh amnistinë penale, që përdoret për arsye humanitare, që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Ramës. Është ndërhyrje tek gjyqësori dhe reforma në drejtësi.

Mesazhi që Rama dhe qeveria e tij japin, në kohën që janë treguar me gisht si një qeveri e korruptuar, se ata që i dënon gjykata i liron qeveria me vota në parlament.

Nuk është kjo ndërhyrja e Ramës në Reformën në Drejtësi. Rama i trembet drejtësisë, i trembet asaj dhe është bërë pishman për reformën. Ka menduar se mund ta kontrollojë dhe po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe të vendosë mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë”, tha Basha.

Ai është shprehur se PD nuk do të marri pjesë nesër në seancën plenare ku pritet të votohet Amnistia Penale.

Basha vuri kusht duke kërkuar që të pranohet amendamenti i PD për protestuesit, në mënyrë që të votojë amnistinë.

Kujtojmë që qeverisë i duhen 84 vota për të kaluar ligjin, teksa vetë ka74 vota, ndërkohë që PD e Bashës ka 11.

"Ndaj sot dua ta bëj të qartë që PD jo vetm që nuk do jetë pjesë e kësaj manovre, por do të bëjë gjithçka për të faktuar se kërcënimi kryesor i luftës kundër pandëshkueshmërisë është Edi Rama.

PD inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët të vazhdojnë punën e tyre. Një drejtësi e reformuar ka për detyrë për të hetuar dhe dënuar zyrtarë të përfshirë .

PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim që është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar.

Kushti është pranimi i amendamentit tonë për protestuesit. Ka të bëjë me njerëz që janë ngritur për pronat e tyre, për shtëpitë e tyre, për bindjet politike. Është kusht i patejkalueshëm.

Nëse propozimet tona për aministimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen PD do të rishikojë vendimin e saj", tha ai.

4 Komente

  1. H
    Heti

    Kjo eshte vertet e rende. Nje superafere e denje per ramen dhe pazarxhinjte ne qarkullim. Sulltani i surrelit nuk permbahet

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Pse nuk sqarohet nga .edia se cfarë po ndodh me amnistinë?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ha mut o Lulush, ha se te ben mire!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dibrani

          Hahaha i shkreti, ka ngelë si çobani pa kope, po pret që ta bejë lider Europa me Taulantin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje