VIDEO: Berisha në ‘arrest shtëpie’, oficerët e policisë i shkojnë për kontroll në banesë

5 Janar 2024, 10:37Politika TEMA
VIDEO: Berisha në ‘arrest shtëpie’, oficerët e

Oficerët e policisë kanë shkuar në banesën e ish kryeministrit Sali Berisha për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë.

Kontrolli rutinë bëhet për të verifikuar nëse ish-kryeministri respekton masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit.

Pjesë e trupës që kreu verifikimin ishte dhe Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik, në Tiranë.

Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunës, 30 dhjetor, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugen “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

6 Komente

  1. F
    Franci

    Dhe ai nuk po komunikon me asnjeri pervec personit që bashkëjeton ! Te gjithë të barabartë përpara ligjit ! Sa qesharake tingëllon.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Policia duhet urgjentisht tia vulosë dritaren që të flasë me vete.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Rruajini me nder by.,.Po dalja ne ballkon duke mbajtua fjalim a eshte shkelje?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi

          Nuk e di nëse i kanë lënë ndonjë paralajmërim. Sepse në se kanë shkuar deri te dera e janë kthyer, sonte do kemi mitingun e radhës.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Ai duhet të arrestohet me burg sepse po e shkel arrestin shtëpiak.Qenit i duhet vendosur zinxhiri në qafë që mos të shkoj askund.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Çfar paradoksi!I shkojnë në banesë për të kontrolluar se ai përmbahet rregullave të izolimit! Jo ore debila nuk ka nevojë të shkoni te banesa,i keni lajmet live në televizione. Ju gazetaret e plepave mos e jepni vetëm emrin e Erijon Ismailit por edhe të shoqëruesve tjerë që t'i dijmë për ti shantazhuar që herën tjetër mos të shkojnë për kontrollim!?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje