Mesazhi i Kullurit për Sali Berishën: I ka hapur luftë gjithë botës si Hitleri

4 Janar 2024, 21:30Politika TEMA
Mesazhi i Kullurit për Sali Berishën: I ka hapur luftë

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri shprehet se Berisha nuk do mund të realizojë qëllimin për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike pasi Kuvendi i 11 dhjetorit ka defekte të rënda procedurale.

“Mosdorëzimi i firmave në Kryesi dhe mospublikimi i firmave kanë qenë dy gabime të rënda. Gjykata gjykon procedurën”, shprehet ai.

Sipas Kullurit, Berisha me sjelljen e tij që prej marrjes në hetim nga SPAK po tregon se është mbi ligjin, mbi gjykatat, mbi kushtetutën dhe mbi SHBA.

“I duhet uruar suksese në luftën që po bën me gjithë botën, me Sekretarin e Shtetit dhe DASH, me Edi Ramën, me Lulzim Bashën, me SPAK”, tha Kulluri.

Ai shtoi se situata në PD është sureale dhe nuk ka lidhje me realitetin duke e krahasur dhe me sjelljen e Hitlerit në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

2 Komente

  1. G
    Gjeli

    O Sali o delenjxhi / pse po iken faqe zi

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      BOTA e Kullfit ka 4 ane. Rama, luli, spak dhe kimetja. E ne te tjeret qe ja fusim kot me veri, lindje, jug e perendim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje