Përplasjet e Berishës me drejtësinë, Lorenc Vangjeli: Do dëgjojmë lajme të tjera, ndoshta ngjarje shpërthyese

4 Janar 2024, 20:10Politika TEMA
Përplasjet e Berishës me drejtësinë, Lorenc Vangjeli: Do

Për të tretën herë rradhazi, Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë ku po mbahet nën masën e arrestit të caktuar nga GJKKO, ka dalë para militantëve të tij dhe ka mbajtur fjalime, duke thyer në njëfarë mënyrë urdhrin e gjykatës për të mos komunikuar me persona të tjerë jo familjarë.

Në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë si një strategji totalisht të gabuar që po ndiqet nga ish-kryeministri. Sipas Vangjelit, në këtë mënyrë Berisha po kërkon të shndërrohet në “viktimë” të një lufte politike ndërkohë që më herët nuk respektoi masën e caktuar nga GJKKO për “detyrim paraqitje”.

“Doktori ka hyrë në kursin e përplasjeve me drejtësinë. Besoj se është strategji e gabuar, tentativë e tij për t’u shndërruar në viktimë dhe martir të një lufte politike. Masa e re e arrestit për doktorin nuk ka të bëjë me çështjen por me mënyrën sesi u soll vetë gjatë këtij procesi. Nëse do të mbante masën e parë, nuk do kishim mbërritur këtu. Në këtë moment doktori shikon se e vetmja rrugëzgjidhje për të është që të avancojë në këtë kurs përplasje. Do dëgjojmë lajme të tjera, ndoshta ngjarje shpërthyese”- u shpreh Vangjeli.

I të njëjtit mendim ishte edhe këshilltari i koacilionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti i cili tha se nëse Berisha do kishte respektuar masën e parë nuk do të kishte ardhur deri në këtë pikë dhe shtoi se sipas tij, ish kryeministri ishte këshilluar keq juridikisht.

“Bie dakord se çështja e parë ka një diskutim shumë të madh, qoftë për kohën dhe ekzekutimin e saj. Sepse ka 10 vjet. Ndërsa 10 ditët e fundit, këto goditja kaq të forta në një kohë kaq të shkurtër,  Po të kishte qenë respektimi I duhur i masës së parë, kjo situatë nuk do ishte e tillë, e përshkallëzuar. Këshillimi juridik nuk ka qenë I duhuri, nuk ka qenë lexim i duhur i masës së parë”- tha Alimehmeti.

Më tej, sa i takon një zgjidhje për situatën brenda PD-së, Alimehmeti nënvizoi nevojën për një bashkëpunim me të gjitha palët duke u shprehur i bindur se problem mund të zgjidhet vetëm nëse do të formohet një grup përbashkues që qëndron mbi individin apo “Uni-n politik”.

“Ne shohim gjithmonë tek uni dhe kurrë nuk është menduar në këto 33 vjet për një grup. Dhe grupet janë sjellë gjithmonë në momentet e krizës sepse grupi është më i fortë se individi. Mendoj se kemi një situatë krize qoftë shoqërie, politike dhe partisë tonë. Këtu duhet një grup. Ka djem dhe vajza sa të duash që duan ta bëjnë. Çështja e madhe do jetë, nëse do vijë nga Berisha do vijë në formën e një udhëzimi ose përndryshe thjesht do krijohet vetë”- shtoi Ilir Alimehmeti.

10 Komente

  1. T
    Te kuptosh "naivet".

    Or Alimefmet! Mos beje naivin! Luli, momentalishte eshte perfaqesues dhe partner i DASH (USA) per Opoziten e dobet por zyrtare dhe ligjore. Grupi I Gaz Bardhit quhet tashme kuaizi Berish nongrata. Kurse nje grup tjeter I lidhur drejteperdrejte me Berishen jane fully nongrata. Pra, nese kupton, nuk ka bashkepunim me asnje lloj grupimi qe jane apo kane qene me nongratn. Cdo grup perbashkues, do te miratohet nga Basha. Bardhi me shoke e ca te tjere ne kete moment jane jashte loje. Puna e IM duket hallve e ftohet! Rrezik edhe N.Ndoka, nuk do pranoj ti kandidoj deputet, kur te vij momenti. Tek PD e kane te veshtire, eshte Luli! Keshtu qe per momentin ndoshta transition Opozita do jete nen drejtimin e L.Bashes. Te vjen keq kur ti diskuton, duke anashkaluar qellimishte, shkakun "nongrata". Mos I merr ne qafe demokratet e thjeshte. Diskursi yt eshte mashtrues. Berisht jane 4 nongrata, nje familje. Argita eshte mashtrimi I ri! Prape nongrat, njelloj si I ati, me te njejtin motivacion. Luli, nese zgjidhet ajo ne krye te Rithemelimit, nuk do te bashkepunoj me te. Sepse Luli, pavaresisht gabimeve, sheh interesin e tij, qe momentalisht eshte ruajtja e marredhenieve me amerikanet.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lorenci pa din e pa iman

      Vangjeli,ky kakerdhia e metes,tere kohen,per shperthime te medha leh,dhe mbas kesaj,vjen nje glas.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Meqenese keto bien dakort qe kjo mase qe ka nuk eshte per procesin qe akuzohet, por per mos zbatim te mases se pare, atehere stategjia e ndjekur ne kete moment nga Berisha eshte prefekte. Ne kete rast gjykata del zbuluar sepse kjo masa e dhene duket se eshte hakmarrje ndaj tije, shto ketu edhe gabimin qe beri gjykata ne rastin e pare duke anashkaluar parlamentin, si dhe kerkesa e sata here e mbrojtjes per perjashtimine gjygjtares per konflikt interesi. Patatja e nxehte ne kete rast eshte ne duart e gjykates e cila do detyrohet ta kaloje ne arrest me burg, por kjo do sjelle reaksion zingjir. Dhe pastaj ceshtja do kaloje ne Stazburg dhe gjykata do detyrohet qe tja filloje procesit nga e para. Kjo do sjelle zvarrije qe eshte qellimi i Berishes dhe do e kete me te lehte te akuzoje ripjelljen se kjo ceshtje eshte politike

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Aga

        Kjo nuk është politike ! Po ky është hajdut,kriminel,shkatrrues i Shqipërisë,fali detin Grekqirëve dhe shum gjona të tjera që ky non grata i boni këtij vendi zoti Real,po qenke jo Real.

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtësia

          @Real ligji nuk është hakmarrje po nuk u zbatua nga vet ligjvënësit si mendon ti se duhet ta lënë të livadhisi sikur nuk ka ligje për ligjvënësit, Berisha me vullnet e me sfidë ndaj ligjit vendosi ta shkeli ligjin ... atëherë duhet të paguaj për këtë dhe jo vetëm për këtë zullumet e familjes Berisha janë pa fund ... Strasburgu do i japi të drejtë ligjit se nuk ka si bën ndryshe... Mbrojtja e Berishës është për të ardhur keq kujtojnë se akoma gjykatësit ja kanë friken Berishës se i hiqte e i vinte sipas qejfit, që kur thonë që Berisha nuk është si të tjerët se ka pjellë nëna por vet perëndia ... ikën ato kohë kur i thurnin lavdi një injoranti ...

          Përgjigjjuni
        2. N
          Ndryshe

          Ish kryeministri eshte këshilluar keq juridikisht dhe po perpiqet ta shfrytezoje situaten ne favor te tij. Interesi me i madh i tij eshte te fitoje kohe, Jo per veten por per ata qe do te merren me rregullimin e te gjitha zullumeve te familjes biologjike dhe asaj te interesave. Po nuk i rregulluan e di vete Sala se si i hedh te ziejne ne te njejtin kazan bashke me ate vete. Ata qe po luftojne per shpetimin e tij, ne fakt luftojne per shpetimin e vetes.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi

            Fjale nga brenda… Lenci dhe Linda R , jane ne gare kush “ tja marre ne goje” Rames.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drin

              Po clajm o butheqir Qe je bere si dylber i oborrit te Rames.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani

                Nuk eshte doktor mor bythlepires rshte non grata, kriminel, vrases, hajdut, shkaterrurs i urbanistikrs dhe ambjentit

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  More ti me pseodonim “ drejtesia “. Biem dakort qe ligji nuk eshte hakmarrje. Nqfse masa e pare e dhene nuk do ishte ne kundershtim me ligjin duke anashkaluar parlamentin do ishim ne ate qe thua ti. Por gjykata duke pranuar qe te perdorej politikisht beri shkeljen e pare dhe cdo veprim pas kesaj, duke dhene masen e dyte per moszbatim te se pares e me radhe eshte nje keshtjelle mbi rere dhe do rrezohet ne rastin me te pare qe do gjykohet nga nje gjykate serioze si Stazburgu, dhe rasti do percillet per gjykim nga fillimi, dhe cdo procedure e perdorur deri tani do bie poshte, dhe Berishes i lind e drejta qe te kerkoje demshperblim per te gjitha sa po ndodhin tashti. Kam dyshim se gjykata e posaqme eshte perdorur ne kete rast nga pushteti kriminal i ripjelljes jo per te denuar Berishen, por per te mos e denuar Ate, sepse keto jane bashke ne vjedhje te dy krahet e politikes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje