Spartak Ngjela komentoi protestën e PD para Prokurorisë së Posaçme ditën e sotme, duke e cilësuar “të dobët”, teksa fajësoi Berishën se ‘po mban peng dhe skllave PD”.
Avokati u shpreh se “Saliu kujton se është ende në vitin 1990 dhe duhet të largohet nga drejtimi i partisë”, duke i kujtuar edhe faktin se tashmë është “non grata” dhe vetëm “i bie më qafë Shqipërisë”.
“Protesta ishte e dobët. Nuk ka shtet modern që të bëjë protestë para Gjykatës, vetëm Saliu që nuk e di fare se në çfarë sistemi është, ai kujton se është akoma në vitin 1991. Po i bie më qafë Shqipërisë, do shohim do dënohet a jo, ai është në proces penal. Po a bëhen revolta kundër pushtetit gjyqësor, ai është pushtet i pavarur, kush është ky që bën protesta? Ai kujton se është ende në 1990”, u shpreh Ngjela për Report TV.
Më tej ai u pyet edhe në lidhje me procesin ndaj Ilir Metës dhe skenarët e mundshëm për ta dëmtuar punën e SPAK në vijim. Por avokati u tregua i qartë, se SPAK nuk komandohet nga shqiptarët, por nga amerikanët, duke lënë të kuptohet se nuk ka skenarë që e dëmtojnë apo ndalojnë punën e drejtësisë së re.
“SPAK-un nuk e drejtojmë ne, e drejton politika amerikane, Uashingtoni, ai e paguan dhe ka ekspertët e tij atje. S’e kemi ne SPAK në dorë, ku e dini ju se sa i ka rrogat SPAK-u?”, tha avokati.
I pyetur për zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe përgatitjet e partive, Ngjela u shpreh se Berishës i dalin shumë keq sondazhet, kurse Rama duket se vijon punën normalisht drejt mandatit të radhës.
“E majta po përgatitet për zgjedhje normale. Ka paraqitur programin e saj, bravo i qoftë. Zgjedhjet janë domosdoshmëri, sa më shpejt aq më mirë e kanë. Kurse PD-së me Saliun i dalin shumë keq sondazhet. Më erdhën mua sondazhet nga ekspertët dhe dalin shumë keq. Ai duhet që të iki nga PD, e mban kot peng e skllav, është edhe non grata nga Amerika, ai duhet të iki nga ajo parti”, vijoi avokati.
Në fund edhe një mendim për votën e emigrantëve, për të cilët Ngjela u shpreh se “deri tani u është shkelur e drejta”, duke shtuar se partitë e mëdha i kanë frikë emigrantët, për shkak se janë 1 milionë vota, pasi “e duan Shqipërinë për veten e tyre”.
“Nuk e dimë me kë janë emigrantët. Nuk ka dalë ligji akoma, duhet parë ligji, pasi nuk ka dalë akoma. Të dyja të moralshme janë, votimin e paguan shteti, është normale, le të bëhet. Votimi i emigrantëve është domosdoshmëri se është shkelje e të drejtave të njeriut. Kudo të jetë duhet të votojë, ai që ka shtetësinë shqiptare.
Shteti shqiptar duhet t’i garantojë, nëse nuk i garanton, ka bërë devijim nga të drejtat e njeriut. Ku e di Rama se me kë janë ata, apo ku e di Saliu me kë janë, teksa janë 1 mln emigrantë. Këta që s’duan votën e emigrantëve, nuk duan Shqipërinë, jo votën, e duan ta kenë Shqipërinë të tyren. Do votojnë në ambasada dhe konsullata, kush do i pengojë, askush, për këtë tremben këta? Rama e ka pranuar si proces, tani të shohim”, përfundoi avokati.
Penecilina Bisturi bente presion dhe viktimat e tije benin krimet ose edhe nje pjese qe penecilina i paguante ! sote nuk i beson me njeri... ata qe i shkojne nga mbrapa i shkojne se marin ndonje Euro si dite te paguar.... por nuk gjen me krimineli njeri qe ta perdori si vrases se i ka ditet e numerura....ja ketu do jemi do te paraqiet disa here ne SPKA dhe ndonej dite me diell .. SPAK do ta Arestoje si Lepur...... dhe pastaj ne Burg mund te pellase sa te doje.... Rendesi ka qe SPAK e ka mare seriozosht dhe ky kriminel e nuhat fundin prandaj dhe pellete si gomari...
Penecilina Bisturi bente presion dhe viktimat e tije benin krimet ose edhe nje pjese qe penecilina i paguante ! sote nuk i beson me njeri... ata qe i shkojne nga mbrapa i shkojne se marin ndonje Euro si dite te paguar.... por nuk gjen me krimineli njeri qe ta perdori si vrases se i ka ditet e numerura....ja ketu do jemi do te paraqiet disa here ne SPKA dhe ndonej dite me diell .. SPAK do ta Arestoje si Lepur...... dhe pastaj ne Burg mund te pellase sa te doje.... Rendesi ka qe SPAK e ka mare seriozosht dhe ky kriminel e nuhat fundin prandaj dhe pellete si gomari...
PO I BEN PRESION DHE GJITHE DITEN O TAKU TEORICIENI.DHE TI E DI PSE.RAMIUT I DUHET KESHTU AKOMA QE TA KETE ME TE LEHTE TA BEHET MBRET.LEGENI I SURRELIT PO TALLET ME SHQIPETARET JO ME SALIUN.
Avokati , njohurite e thella juridike qe ka , ben mire qe i percjell ne publik nepermes shkrimeve te tij, duke na ndricuar edhe ne sadopak. Ja psh. une si popull kam menduar gjithenje se SPAK eshte nje organ kushtetues i pavarur nga politika qe vepron vetem ne baze te ligjit shqiptar, mirepo avokati na sqaron se jo vetem se e SPAK nuk eshte i pavarur ne punen e e tij, jo vetem qe drejtohet nga politika, por per me teper drejtohet nga politika e nje shteti te huaj sic eshte politika amarikane. U habita me thene te drejten sepse djali i nje kusheriri qe eshte ne vitin e pare per drejtesi ne nje universitet amerikan me tha qe atje pushtetet jane te ndara dhe pushteti gjyqesor nuk drejtohet nga pushteti politik dhe thashe me vete si ka mundesi qe politika amerikane qe nuk drejton gjyqesorin ne Amerike vjen e drejton SPAK ne Shqiperi. Koka mu be lemsh pasi kisha degjuar disa here KM e vendit tim se Reformen ne Drejtesi dhe SPAK e kishte bere Rama dhe PS dhe Amerika kishte bere vetem NocRrokun. Tani mbetet per te na sqaruar avokati nese amerika e drejton SPAK nepermes Noc RRokut apo Noc Rroku eshte pjese e SPAK.