Shtyu me forcë Shehajn në Kuvend, Noka: I liroi vendin në foltore deputetes së PS, mua më tha “gjallë s’të lë të flasësh”

6 Janar 2025, 15:30Politika TEMA
Shtyu me forcë Shehajn në Kuvend, Noka: I liroi vendin në foltore

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, sqaroi incidentin e ndodhur në Kuvend disa ditë më parë, ku u përplas me deputetin Agron Shehaj.

Sipas Nokës, tensionet nisën kur Shehaj i liroi vendin në foltore Pranvera Resulajt, ndërsa atij iu mohua e njëjta mundësi.

“Ka një qasje ndryshe për PS dhe një tjetër për ne,” u shpreh ai në studion e News24, duke akuzuar mazhorancën për diskriminim në trajtimin e deputetëve të opozitës.

I pyetur për arsyen e bllokimit të interpelancës së Shehajt me ministren Balluku, Noka theksoi se rregullorja e Kuvendit nuk lejon zhvillimin e dy interpelancave për të njëjtën çështje brenda një sesioni.

Ai përmendi se një interpelancë e ngjashme ishte zhvilluar më parë nga deputetja Hoti.

Kur u pyet për incidentin e hedhjes së telefonit të Shehajt, Noka tha: “Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme.”

 

Lini një Përgjigje