“PD e ka humbur rrugën e saj”, Elezi: Demokratët janë pasivë, zhbërja e forcës politike është mëse e qartë

6 Janar 2025, 13:55Politika TEMA
“PD e ka humbur rrugën e saj”, Elezi: Demokratët janë

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se ish kryeministri Sali Berisha ishte i detyruar të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi nëse nuk do të zbatonte masën e sigurisë, do të kishte pasoja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha kërkon mosbindje civile, por vetë bindet.

Megjithëse organizimi nisi prej të shtunës, vetëm një grusht militantësh dolën para SPAK për Berishën. Elezi shprehet se PD e ka humbur rrugën e saj, ndërsa shton se pjesa më e madhe e demokratëve janë pasivë. 

“Në momentin që ti bindesh, nuk mund t’i kërkosh të tjerët të binden. Unë besoj se kjo është edhe luftë nervash. Në momentin e parë të mosbindjes së zotit Berishës, institucioni i akuzës do të tregonte forcën.

SPAK është institucion i ri i drejtësisë që duhet të vepronte. Zoti Berisha do i nënshtrohej këtij autoriteti. Edhe në aspektin teknik, është humbje. 74 përqind besojnë se SPAK ka rezultate. Të dalësh të mohosh punën e këtyre institucioneve, është idiotësi.

Partia Demokratike është subjekt i madh, nuk është si partitë e reja. Është kështjellë e ndërtuar, jo nga zoti Berisha, por nga njerëzit. Berisha, betejën për demokraci, këto vitet e fundit, nuk e ka fituar, por e ka shkatërruar fare. Nuk ka fare entuziazëm.

Figurat nuk ngjallin më optimizëm, pjesa më e madhe e demokratëve janë kthyer pasivë. Nëse Berisha mbledh 300 vetë, nuk është meritë e madhe. Zhbërja e forcës politike është mëse e qartë”, theksoi ai.

6 Komente

  1. S
    Spak duhet te shperbehet

    Ibsen, PD nuk ka humbur rrugen por eshte shndruar ne nje bande kriminale. Pse nuk thua qe Spak ka frike jo vetem nga Saliu por edhe nga Krici Faros, Belo jevgu, Muli idioti, Vokshi gogoli, Gjeka besepreri, etj., sepse keta qener jane miq te Rames.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bjeri drejt Ibsen, sa spiuna ka saliu rroturr ne K

      Z.Elezi, po munde na thuaj sa spiuna te sigurimit jane tash rreth Saliut ne Kuvend.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Melyshi

        Ibsen Kuksi ka shkelqyer me Doktorrin e shkencave Deputet Asllan Dogjanin nga roje i Namik Dokles iku shume perpjete nje analfabet Dr. Shkencash si Spiuni Shaban Memia Dr. Shkencash ...nga Vicidoli...

              Lini një Përgjigje